Peja e Gjelbërt dhe Vitale

Qyteti i Pejës

Peja – Lulja e Dukagjinit, radhitet nga qytetet e mëdha në Kosovë por në krahasim me qytetet e Evropës është relativisht i vogël por shumë i dashur dhe me lëvizje të lehtë për të gjitha moshat në qytet dhe rethinën e saj. Pamja piktoreske e bjeshkëve të Rugovës dhe lumi “Lumbardhi” i cili kalon përmes qytetit dhe sjell freskin e ajrit nga Gryka e Rugovës ku banorët kalojn kohën e lirë duke shëtitur në shetitoren buzë lumit janë dy vlera që Pejën e ngrisin si qytet unik në Kosovë. Peja, shtrihet në perëndim të Kosovës dhe është portë hyrëse në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.  Ndryshe njihet edhe si qytet i “Gjelbërt dhe Vital” pasi që 75% të territorit është i mbuluar me zona të gjelbërta. I gjith territori i komunës është 603km2 ndërsa vetëm qyteti ka 20km2. Kufizohet me Malin e Zi në kufijt shtetror ndërsa me ata komunal me Deçanin, Istogun dhe Klinën. Popullata e qytetit të Pejës është shumë aktive dhe me plot rini, ndërsa sporti dhe rekreacioni në parqe dhe natyrë është vlerë e veçuar e këtij qyteti. Peja është qytet i sportit dhe 3 medaleve olimpike përkatësisht në sportin e Judo’s ndërsa në sferën e artit ofron emra të mëdhenjë të cilët kanë lënë gjurmë në Kosovë por edhe në botë.   

Komuna e Pejës në tërrësi ka popullat prej 100.000 banor, ndërsa vetëm në zonën e qytetit jetojn 50.000 banor. Diversiteti kulturor e bënë shumë unik këtë qytet ndërsa toleranca ndëretnike e popullatës e veçon këtë komunë të jetë edhe më atraktive për vizitorët pasi që këtu gërshetohen kulturat dhe traditat e ndryshme. Peja tani është një destinacion shumë atraktiv për vizitor. Pozita e saj gjeografike, pasurit natyrore dhe kulturore, tokat pjellore dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural, jeta aktive e banorve, sporti si dhe traditat dhe kulturat artistike të banorve e bëjnë Pejën të jetë e veçuar në rajon dhe të vizitohet nga turistët gjatë gjith vitit. Historia tregon se Peja ka një zhvillim shumë të hershëm. Faktet arkeologjike tregojn se vendbanimi i hershëm antik ka qenë i shtrirë në pjesën e fushës së Pejës e njohur si “Gradina”. Të gjeturat arkeologjike tregojn se ky vendbanim antik është krijuar mbi themelet e një lokaliteti më të hershëm Dardan. Pejën të cilën në kohën e antikitetit e njohim me emrin Siparantum i Dardanis, gjatë mesjetës dhe shekujt tjerë e hasim edhe me emra si Pentza, Peka, Pech dhe Forno. Pra e gjith kjo tegon se Peja ka qenë vendbanim shumë mirë i organizuar dhe këtu është zhvilluar një jetë e organizuar në nivel më të lartë socio-ekonomik. Peja, poashtu ka një histori mjat interesante të zhvillimit në periudha të ndryshme dhe pothuajse secila periudhë ka lënë gjurmët e saja ku vizitorët mund të përjetojn të gjith historin, kulturat dhe traditat sikur të ishin në kohra të ndryshme. Në histori, Peja njihet edhe ndër qytetet të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në nivelin kombëtar. Ky qytet ndryshme quhet edhe qyteti i Haxhi Zekës i cili ka qenë një patriot dhe veprimtar i çështjes kombëtare Shqipëtare. Haxhi Zeka njihet si themelues i Lidhjes së Pejës dhe duke e parë si mjaft të rëzikshme këtë lëvizje okupatori e eliminoj në vitin 1902 duke e vrarë. E gjith kjo histori e trajtuar në pika të shkurtëra mund ta përjetoni gjatë vizitës së shtegut turistik kulturor në qytetin e Pejës në mënyra të ndryshme si përmes objekteve historike, prezantime në muzeun e Pejës, në jetën e përditëshme të qytetarve apo edhe përmes fotografive.

Destinacionet për ti parë

sq