A po mendoni të vizitoni Pejën apo tani më ju jeni në Pejë. Kjo faqe ju ofron informacione të nevojshme që të organizoni udhëtimin tuaj në mënyrë sa më të mirë dhe me plotë përjetime.  Por, edhe nëse keni specifika tjera që nuk i gjeni në këtë faqe si për qarkullim deri në Pejë apo edhe brenda Pejës, ndonjë shërbim urgjence apo edhe infromata për shërbime tjera na kontaktoni në çdo koh përmes email apo mediat sociale, ndërsa në do mundohemi t’ju ofrojm mundësi nga eksperienca jonë lokale dhe në kohë sa më të shpejtë.

PEJA

Për Pejën

Peja është një destinacion me diversitet të madh kulturor dhe natyror, andaj edhe udhëtimi juaj do të jetë me shumë përjetime dhe eksperienca.

Gjatë kohës që do të kaloni në Pejë do të keni mundësi të përjetoni eksperienca të ndryshme të historis, kulturat dhe traditat që jan zhvilluar në periudha të ndryshme duke filluar nga kohrat Ilire e deri në ditët e sotme, ndërsa për ju dashamirësit e natyrës eksperiencat e juaja që do ti përfitoni nga vizitat e zonave më të paprekura të bjeshkëve të Rugovës dhe bjeshkëve të Nemuna, njohja me kulturën dhe traditat e banorve lokal dhe diversitetin e madh natyrore e deri te pushtimi i majeve mbi 2000m do të ofrojn kenaqësi të cilën jemi të bindur se do ta ndanit me familjar, miq dhe të tjerë përmes tregimeve tuaja.

Peja njihet edhe si vend i rekreacionit andaj është e pamundur që të vini në Pejë dhe mos të realizoni ndonjë nga aktivitetet rekreative që ofrohen në këtë destinacion. Mund të filloni nga shëtitjet edukative përgjatë shtegut kulturor duke përfituar njohuri dhe eksperienca për vendin tonë, për të vazhduar me shetitje në parqet dhe shetitjet ekskursioniste apo ecje rekreative që ofrojn pjesët e kodrinave të Pejës dhe për të vazhduar pastaj edhe me ecje malore për të cilat ofrohen ekskursione vikendi, javore e deri në ato 12 ditore që përfshijn edhe kalimin e kufijve shtetëror “Majat e Ballkanit, Via Dinarica apo Accursed Mountains Tours”.

Për të gjith adhuruesit e ardenalinës, Peja është një parajsë që ofron eksperienca të aventurave në natyrë si Via Ferrata, Ngjitje në Shkëmbinjë, Zip Line, speleologji, Kayak, Parkun e aventurave, biçiklizem malor dhe fushorë, fluturim me paraglide dhe trajke, ecje dimërore dhe ski. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që ju mund ti përjetoni gjatë qëndrimit në Pejë.

Por është edhe jeta e natës e cila ofron mundësi për ju të kaloni koh të bukura me plotë defrime dhe kënaqesi me shoqërit tuaja apo edhe me bashkangjitjen në shoqëri tjera lokale. Baret të cilat gjinden në pjesë të ndryshme të qytetit ofrojn ambiente shumë atraktive ndërsa për adhuruesit e ushqimeve restorantet ofrojn mënyja tradicionale dhe internacionale të përgatitura me shumë delikates dhe plot shije për kënaqësin tuaj.

Andaj të jesh në Pejë nuk është thjesht vetëm një vizitë por është një përjetim, eksperiencë, kënaqësi dhe përfitim i përvojave të reja të cilat do t’ju mbesin gjithmon në memoriet tuaja.

Ju dëshirojm qëndrim të këndshëm në Pejë.

Përjeto Pejën

Historia tregon se Peja ka një zhvillim shumë të hershëm. Faktet arkeologjike tregojn se vendbanimi i hershëm antik ka qenë i shtrirë në pjesën e fushës së Pejës e njohur si “Gradina”. Të gjeturat arkeologjike tregojn se ky vendbanim antik është krijuar mbi themelet e një lokaliteti më të hershëm Dardan. Pejën të cilën në kohën e antikitetit e njohim me emrin Siparantum i Dardanis, gjatë mesjetës dhe shekujt tjerë e hasim edhe me emra si Pentza, Peka, Pech dhe Forno…

Qyteti i Pejës

Peja – Lulja e Dukagjinit, radhitet nga qytetet e mëdha të Kosovës por në krahasim me qytetet e Evropës është relativisht i vogël por shumë i dashur dhe me lëvizje të lehtë në qytet për të gjitha moshat, me pamje piktoreske të bjeshkëve të Rugovës ndërsa lumi Lumbardhi që kalon përmes qytetit sjell freskinë e ajrit nga Gryka e Rugovës ku banorët kalojn kohën e lirë duke shëtitur në shetitoren buzë lumit...

Gryka e Rugovës

Gryka e Rugovës është bukuria e trevës malore të Rugovës dhe perla e Pejës e cila fillon vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Pejës. Ka gjatësi prej 12 km prej nga pastaj fillon të hapet në bjeshkët e Rugovës. Lumi Lumbardhi, i cili buron në bjeshkët e Nemuna dhe gjithashtu krijohet nga burimet dhe rrjedhat e ujrave të Rugovës e ndan këtë zonë malore në dy pjesë...

Bjeshkët e Rugovës

Bjeshkët në regjion janë shumë të bukura, por bjeshkët e Rugovës veçohen me karakteristika unike. Kjo trevë malore ka një potencial të madh e cila ofron mundësi turistike për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ka një biodiversitet që ofron mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit dhe ka një qasje shumë të lehtë duke e veçuar si porta kryesore për në parkun nacional “Bjeshkët e Numuna”…

Ujëvara e Drint të Bardhë

Bukuri natyrore dhe atraksion turistik në komunën së Pejës e cila duhet të vizitohet padyshim është edhe zona turistike e burimit të Drinit të Bardhë me ujvaren e saj e cila është nën mbrojte me ligj për vlerat e saja natyrore. Ujëvara e cila ka gjatësi prej 30m është një nga ujëvarat më spektakolare në Kosovë dhe një atraksion unik në komunën e Pejës e cila vizitohet nga turistët vendor dhe të huaj gjatë gjithë vitit…

Paku i Karagaqit

Është një bukuri e krijuar nga dora e njëriut por e gjallëruar nga vet natyra. Është një atraksion i vërtet i cili shfrytëzohet maksimalisht nga banorët e Pejës por edhe nga turistët që vizitojn Pejën. Ndryshon në çdo stinë të vitit dhe është unike në çdo stinë për nga pamjet por veçohet në sezonën e vjeshtës për nga koloriti i saj…

Liqejt e Rugovës

Nëse interesoheni për natyrën e Kosovës dhe Pejës dhe kërkoni të gjeni informacione përmes internetit, atëher së pari do t’ju paraqitet treva malore e Rugovës (parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna) e cila ka një natyrë të mbushur plotë me bukuri dhe peizazhe natyrore, vegjetacion malor, me florë dhe faun shumë të pasur, ujëra, burrime, lumenjë, ujvare etj…

Shtegu Kulturorë

Peja në historin e saj paraqitet si një qytet me një zhvillim shumë të hershëm. Faktet arkeologjike tregojn se vendbanimi i hershëm antik ka qenë i shtrirë në pjesën e fushës së Pejës e njohur si “Gradina”. Të gjeturat arkeologjike tregojn se ky vendbanim antik është krijuar mbi themelet e një lokaliteti më të hershëm Dardan. Pejën të cilën në kohën e antikitetit e njohim me emrin Siparantum i Dardanis, gjatë mesjetës dhe shekujt tjerë e hasim edhe me emra si Pentza, Peka, Pech dhe Forno. Pra e gjith kjo tegon se Peja ka qenë vendbanim shumë mirë i organizuar dhe këtu është zhvilluar një jetë e organizuar në nivel më të lartë ekonomik social. Peja, poashtu ka histori të zhvillimit në periudha të ndryshme dhe pothuajse secila periudhë ka lënë gjurmët e saja ku vizitorët mund të përjetojn të gjith historin, kulturat dhe traditat sikur të ishin në kohra të ndryshme. Në histori, Peja njihet edhe ndër qytetet të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në nivelin kombëtar. Ky qytet ndryshme quhet edhe qyteti i Haxhi Zekës i cili ka qenë një patriot dhe veprimtar i çështjes kombëtare Shqipëtare. Haxhi Zeka njihet si themelues i Lidhjes së Pejës. E gjith këtë histori mund ta gjeni të prezantuara në shtegun turistik kulturor në qytetin e Pejës në mënyra të ndryshme si objekte historike, prezantime në muzeun e Pejës, në jetën e përditëshme të qytetarve apo edhe përmes fotografive. 

Gjërat për të bërë

Mosha juaj aspak nuk është e rëndësishme, krejt ajo çfarë ju duhet është pak forcë dhe pregaditje psiqike që të përjetoni aventurat dhe adrenalinën që ofrojn aktivitetet rekreative në Pejë.

Peja, e cila shtrihet në pejsën perëndimore të Kosovës është porta hyrëse në në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna kurse Gryka e Rugovës së bashku me bjeshkët e Rugovës njihen si parajsa e adhuruesit e aktiviteteve rekreative dhe adrenalinës në natyrë. Çasja e lehtë, llojllojshëmria e vegjetacionit, terrenet e buta dhe të përshtatshme ofrojn mundësi për ecje malore gjatë sezonave pranver, verë dhe vjeshtë e sidomos edhe për moshat më të vjetra, ndërsa zonat e larta alpine ku majat malore arijnë lartësin mbi 2000m janë pjesë shumë atraktive për të gjith adhuruesit e aventurave bjeshkatare dhe alpinizmit. Të gjitha këto terrene janë atraktive gjithashtu për adhuruesit e biçiklizmit malor dhe atijë fushorë. Gryka e Rugovës është një perlë natyrore, ndërsa shkëmbinjët që ndajnë në dy pjesë këtë grykë ofrojn mundësi për ngjitje në shkëmbinjë dhe via ferrata. Shpellat të cilat gjinden në këtë grykë e sidomos shpella “Gryka e Madhe” dhe ajo e Radacit “Bukuroshja e Fjetur” ofrojn përjetime të aventurës për të gjith kuriozët e vizitave të nëntokës. Peja dhe bjeshëkt e Rugovës mund të përjetohen gjithashtu nga ajëri. Për këtë ofrohen aktivitete për fluturim me paraglide, paramotor si dhe balonë me ajër të ngrohtë.

Gjithashtu, sezona e dimrit është mjaft atraktive. Terrenet me pjertësi të përshtatshme ofrojn kushte shumë të mira për skijim në fshatin Bogë ndërsa shtigjet të cilat lidhin fshatrat përgjatë gjith territorit të Rugovës dhe Bjeshkëve të Nemuna janë të përshtatshme për ecje me papuqe bore, ski-alpinizem si dhe aventurat e bukura dimërore.

Mirë se erdhet në parajsen e aventurës dhe rekreacionit në natyrë

Ecje Malore

Ecja malore është një nga aktivitetet më të popullarizuara në këtë rajon malor. Shtigjet e ecjes janë të punuara në mënyrë që të ofrohen si eksperienca për të gjitha moshat dhe janë të ndara në nivel në nivel lokal, rajonal dhe ndërkufitar të cilat arrijn gjatësin deri në 192km…

Biçiklizmi

Peja është një qytet shumë i përshtatshëm për zhvillimin e biçiklizmit. Në territorin e Pejës biçiklizmi mund të zhvillohet në nivel, qytetit, malor dhe fushorë. Biçiklizmi është një nga aktivitetet që ofron mundësi të përjetimeve të shumta në trashëgimin kulturore, natyrore dhe eksperienca lokale…

Via Ferrata

Via Ferrata është gjithashtu një aktivitet i cili ofron eksperienca dhe adrenalin dhe është mjaft i kërkuar nga vizitorët të cilët vizitojn Pejën. Tani në Bjeshkët e Nemuna janë gjithsejt 5 Via Ferrata

Ngjitje në shkëmbinjë

Ngjitja në shkëmbinjë është aktivitet që zhvillohet që nga viti 2002 në Grykën e Rugovës. Janë të hapura më shumë se 60 vija të ngjites të cilat kanë gjatësi nga 10 deri në 200m ndërsa vështirësisa e tyre sillet nga 5a deri në 8a+.

Speleologjia

Speleologjia është një aktivitet mjaft i popullarizuar në Pejë. Dy shpellat më atraktive të këtij rajoni gjinden në Pejë. Shpella “Gryka e Madhe” e cila gjindet në Grykën e Rugovës është një mega atraksion e cila është në hulumtim e sipër…

Fluturimi mbi Pejë

Fluturimi mbi Pejë është edhe një aktivitet që e plotëson dhe e bënë edhe më të pasur dhe me plotë aventura ofertën turistike të Pejës. Zhvillimi i kësaj ofertë ka marrë hov në kohën e fundit ku janë krijuar disa pika që mund të flutrosh duke përfshirë edhe majet malore mbi 2000m …

Zip Line

Zip Line është një aktivitet rekreativ që zhvillohet me një fluturim përms një fije metalike e cila vendoset në gjatësi të ndryshme dhe në lartësi të ndryshme. Zip Line në Pejë është një atraksion në veti dhe radhitet nga me të gjatat në rajon që arrinë gjatësi prej 640m …

Ski dhe Ecje Dimërore

Ski dhe Ecje në borë janë aktivitete mjaft të popullarizuara. Në fshatin Bogë funksionon një pist e skive me kushte të përshtatshme për të gjitha moshat ndërsa terrenet për ecje me papuqe bore gjatë dimërit ofrojn përjetime të cilat do të mbesin gjatë në kujtesën tuaj…

Museui Pejes

Muzeu
i Pejës

Vendi ku kultura dhe tradita e ruajn vleren e tyre me shekuj dhe …

oldmuseum of pejamuzeum

Majat atraktive të Pejës

GURI KUQ është maja më e lartë në komunën e Pejës e cila arrinë lartësin prej 2522m dhe njëherit është maja më atraktive në Pejë. Gjindet në pjesën qëndrore të Bjeshkëve të Nemuna apo në veri-jug të bjeshkëve të Rugovës. Pushtimi i kësaj maje duhet të filloj herët në mëngjes me qëllim që ecja juaj të mos jetë e shpejt dhe të keni kohë të mjaftueshme që të përjtoni bukuri të ralla natyrore që ofron kjo pjesë e bjeshkëve të Pejës. Pamjet që ofrohen nga maja e Gurit të Kuq janë mahnitëse dhe pothuajse mund të shihni bjeshkët e Nemuna në 360shkall.   Shiko me shume >

ÇFËRLA radhitet ndër majet malore më spektakolare dhe atraktive të Pejës. Kjo maje arrin lartësin midetare prej 2461m dhe është maja e dytë për nga lartësia në komunën e Pejës. Gjindet në anën jug-perendimore të Pejës dhe së bashku me majat tjera krijojn kuroren dhe pejsazhin mahnitës të qytetit të Pejës. Pamjet që ofrohen nga maja e Çfërles janë mahnitëse duke ju jap mundësi që të shihni peizazhe të bjeshkëve të Nemuna dhe bjeshkëve të Sharrit, majet atraktive si Gjeravica 2656m dhe Marijashi 2530m, pjesët malore nga Shqipëria dhe Mali i Zi e deri te zonat fushore të rafshit të Dukagjinit. Pamja madhështore e këtij masivi shkëmbor shihet nga bjeshkët e Deçanit. Shiko me shume >

HAJLA: E vendosur në veri-perëndim të Pejës apo në veri të trevës malore të Rugovës, maja e Hajlës e cila arrin lartësin prej 2403m është një nga majet magjepse dhe atraktive për të bërë ngjitje në të gjitha stinët e vitit. Njëherit kjo maje pushtohet nga shumë grupe bjeshkatare të cilët organizohen nga shoqatat bjeshkatare por edhe shoqërit tjera si dhe adhuruesit të natyres nga Kosova por edhe ata ndërkombëtar të cilët shtegtojn në shtigjet ndërkufitare Majat e Ballkanit dhe Via Dinarica ndërsa ngjitësit profesional të cilët kan synime të pushtimit të majeve të larta botërore realizojn ushtrime për të arritur kondicionin në këtë maje. Kjo maje ndan kufirin me komunën e Rozhajes në Malin e Zi andaj pushtimi i saj realziohet nga shumë bjeshkatar dhe alpinist edhe nga ana e Malit të Zi. Shiko me shume >

MAJA E VJELLAKUT apo shtegu me numër 7166 është pjesë vargmaleve të cilat krijojn kuroren e qytetit të Pejës dhe përbënë një nga majet më atraktive për ecje. Njëherit për të arritur tek ky shteg duhet të ndjeket nga rruga e panorames që kalon rrugën gjarpërore në kodrat në Majen e Zezë. Shtrihet në Veri-perendim të qytetit me gjatësi prej 13.3km dhe lartësi mbidetare 2014m ndërsa kohëzgjatja e ecjes mund të llogaritet nga 3 deri në 4 orë. Pamjet që ofron ky shteg janë madheshtore dhe ofron bukuri të pejsazheve nga Bjeshkët e Nemuna dhe bjeshkëve të Sharrit, pjesët malore nga Shqipëria dhe Mali i Zi e deri te tokat fushore të rafshit të Dukagjinit. Shiko me shume >

MAJA HASANIT – Është gjithashtu një maje mjaft atraktive e cila gjindet në pjesën veriore të qytetit të Pejës. Pjesa e faqes shkëmbore e cila shihet nga qyteti i Pejës e bënë edhe më atraktive këtë maje dhe nxitë kureshtjen e shumë bjeshkatarve dhe vizitorve që të realizojn ngjitjen në të. Shiko me shume >

MAJA E RUSOLIS – Bjeshka e Rusolis është një ndër bjeshkët atraktive të Kosovës e cila shtrihet në pjesën veriore të Pejës në kufij me Malin e Zi. Kjo maje njihet me emërin e njejt si “Maja e Rusolis” dhe radhitet në majet që arinë lartësin mbi 2000m. Pika më e lartë e Majës Rusolia arrin lartësin mbi detare prej 2381m (7815ft). Shiko me shume >

Eventet e Fundit

Publikime

Më poshtë mund të shkarkoni të gjitha botimet e publikuara nga sektori i turizmit, të gjitha materialet e publikuara janë pjesë dhe përgjegjësi e sektorit të turizmit dhe autorsia dhe copyright janë më të drejta të plota autoriale.

Informatori Turistik 2021. Per te shikuar kliko me poshte
Broshura PDF

Informatori Turistik

Harta e shtegut Kulturor. Per te shikuar kliko me poshte
Broshura PDF

Harta e Shtegut Kulturor

Harta e Shtigjeve Kulturore Per te shikuar kliko me poshte
Broshura PDF

Harta e Shtigjeve Malore

Broshura e Muzeut te Pejes. Per te shikuar kliko me poshte
Broshura PDF

Muzeu i Pejës

Lojerat Tradicionale Rugova. Per te shikuar kliko me poshte
Broshura PDF

Lojërat Tradicionale Rugova

Harta e Shërbimeve

Maps
13

 

Catholic Church "St. Cathrine"

4

Austro Hungarian cemetery

5

Judo national training center "ippon"

10

Gocka family Tower

9

Qami Limani Tower

8

Mill of Haxhi Zeka

7

Kurshumli Mosque

6

Defterdar Mosque

5

Haxhi Beu Hammam

4

Catholic Church"St Catherine"

3

Atë Lorenc Mazreku Youth Center

2

Regional Hospital

1

Visitor Center

Trofetë e fituara nga Komuna

World Travel &Tourism Council

Shtegu "Majat e Ballkanit", një shëtitje në distancë të gjatë midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, është një nga aventurat e fundit të ecjes në Evropë. Kjo shteg transnacional çon192 km nëpër një nga rajonet më të largëta dhe më të egra malore të Ballkanit Perëndimor.

Model Municipalities of the European Green Belt

Peja njihet si qyteti më i gjelbërt në Kosovë e cila rrethohet në të gjitha anët me një ambient të gjelbërt malorë dhe fushorë, por edhe vetë brenda qytetit ka mjaft parqe dhe oaza të gjelbërta ku qytetarët e saj kalojn kohen e tyre. Pra kjo tegon se ambienti është një nga qështjet shumë të rëndësishme për Komunën e Pejës andaj edhe në Planin Zhvillimor Komunal njihet me slloganin “Peja Qytet i Gjelbërt dhe Vital”. Për këtë, është gjithnjë duke punuar në drejtim të mbrojtjes së natyrës unike me të cilën disponon si dhe promovimin e saj si mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndureshëm. Për këtë Shoqata Evropiane e Brezit të Gjelbërt (European Green Belt) në vitin 2018 ka vlerësuar komunën e Pejës si “Komun model” për mbrojtjen dhe përkrjahjen e projekteve për ambient për pjesën e Ballkanit.

Kontaktet emergjente

Për të gjitha rastet emergjente gjeni numrat më poshtë

194

192

193

112

sq