Via Ferrata

Via Ferrata

Via Ferrata është gjithashtu një aktivitet që ofron eksperienca dhe adrenalin dhe është mjaft i kërkuar nga vizitorët të cilët vizitojn Pejën. Ky aktivitet realizohet në shkëmbinjë mirëpo gjatë gjith kohës jeni të siguruar dhe ngjitja juaj do të bëhet përmes shkallëve të vendosura ne këta shkëmbinjë. Tani në Pejë – Grykën e Rugovës janë hapur gjithsejt 4 shtigje të Via Ferrata dhe ofrohen për të gjith vizitorët që kërkojn eksperienca dhe avanture në natyrë. Këto shtigje rekreative që zhvillohen në pjesë shkëmbore kan gjatësi nga 300m deri në 1000m ndërsa lartësia që arrijnë gjatë ecjes deri në 300m.  

Via Ferrata “ARI” i takon ferratave të llojit vertikal dhe ka gjatësi prej 450m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin B (Moderately Difficult) që radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë. Ngjitja e këtij shtegu zgjatë 2 deri në 3 orë. Për ta realizuar këtë, është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata ARI është zhvilluar nën mbikqyrjen e eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri.

Via Ferrata “MAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi afërsisht 500m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin B (Moderately Difficult) dhe radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomët. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata MAT është zhvilluar nën mbikëqyrje të eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri.

Via Ferrata “MARIMANGAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin D (Difficult) dhe radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët me eksperienca. Është më e veçanët pasi që kalon nëpër lartësi deri në 300m duke përjetuar pamjet panoramike të Grykës së Rugovës dhe lumit Lumbardhi i cili gjarpëron përgjatë grykës. Ka gjatësi prej 1km ndërsa për ta realizuar ngjitjen e sajë nevoitet 3 deri në 4 orë. Ajo që e bënë edhe më atraktive është qasja në të që duhet të bëhet përmes urës më atraktive në Kosovë “Ura Tibetiane” e cila është unike e këtij lloji. Kjo urë është atraksion në vete dhe ofron një ndjenjë përjetimi për të gjith vizitorët që e kalojn. Kjo urë gjindet në lartësi prej 60m ndërsa gjatësia e sajë që i lidh dy anët e Grykës së Rugovës është 40m. Për të realizuar Via Ferrata Marimangat është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat ndërsa rekomandohet që grupi ta ketë udhëheqësin gjatë gjith kohës.

Via Ferrata “SHPELLAT” i takon ferratave të llojit të kombinuar vertical dhe horizontal dhe ka gjatësi prej 510m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin C (Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë. Është edhe më e veçantë pasi që shtegu kalon përgjatë një sistemi të 8 shpellave të cilat dikur kanë qenë edhe të banuara dhe kanë histori të lashtë të njerzimit. Lartësia makasimale që e arrinë është 900m ndërsa poshtë gjatë gjith kohës mund të përjetosh rrjedhen e lumit Lumbardhi si dhe pjesën panoramike të Grykës së Rugovës dhe pamjen e Pejës. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat.

sq