Zip Line

Për të realizuar këtë aktivitet nuk ju nevoitet që të keni fuqi fizike të madhe dhe as muskuj të fortë, e gjitha çka juve ju duhet është një pregaditje psiqike që të bindni vetën se do ta realizoni këtë aktivitet dhe të përjetoni adrenalinë dhe aventura të paharuar dhe me plot adrenalinë në jetën tuaj.

Zip Line është një aktivitet rekreativ e cila zhvillohet me një fluturim përmes rëshqitjes në telin metalik në gjatësi të ndryshme dhe në lartësi të ndryshme.  Zip Line në Pejë që njohet me emrin Marimangat gjindet në Grykën piktoreske të Rugovës apo me saktësisht në kilometrin e 4-të nga Peja për në Grykën e Rugovës. Ka gjatësi prej 640m ndërsa fluturimi bëhet në lartësi deri në 60m nga toka ndërsa shpejtësia e fluturimit tuaj do të arrij shpejtësin deri në 80km/h. Ajo që e bënë fluturimin tuaj edhe më atraktiv janë pamjet panoramike ku fluturimi kalon në mes të dy pjesëve shkëmbore të Grykës së Rugovës ndërsa poshtë juve kalon rrjedha e lumit Lumbardhi e cili buron nga bjeshkët e bukura të Rugovës.

Ky produkt është zhvilluar që të jetë në harmoni me aktivitetin e Via Ferrata. Ajo që e bënë unike është se nga Via Ferrata Marimangat ku duhet të kalohet ura Tibetiane dhe të ecet përgjatë shkëmbinjëve në lartsi prej 300m për të arritur deri tek produkti Zip Line nga ku pastaj përjetohet lëshimi në ajër duke arritur te pika tjetër e Grykës së Rugovës nga ku mund të zgjedhni një nga 3 via ferratat tjera për të vazhduar përjetimin tuaj. Pra është një produkt i turizmit të aventurës e cila ka krijuar një lidhje të mirë të aktiviteteve të grykës duke ju mundësuar që të kaloni 5km Grykë vetëm në ajër.  Është shumë e rallë dhe pothuajse nuk ka ndonjë vend në Ballkan por edhe Evropë ku mund të gjeni një dizajnim më kompakt të aktiviteteve të aventurës dhe përjetimin e Grykës përmes kombinimit të këtyre aktiviteteve.

Për tu përjetuar

sq