Speleologjia

peleologjia është një aktivitet që në Pejë ka filluar të zhvillohet mjaft heret dhe ka një bagazh të madh në këtë dretim si në hulumtimet e shpellave ashtu edhe udhëheqjen e grupeve turistike. Pothuajse çdo vit në Pejë arrijn ekipe të ndryshme të speleologëve të cilët bëjnë hulumtime në shpellat e Pejës dhe kjo është duke zgjatur me vite të tëra pasi që kanë zbuluar shpella të mëdha të cilat kërkojn kohë dhe ekpertiza të gjata për tu hulumtuar. Dy shpellat kryesore dhe më atraktive në rajonin perëndimor të Kosovës gjinden në Pejë dhe janë të vendosura në vendet më atraktive turistike si Gryka e Rugovës dhe Ujëvara e Drinit të Bardhë.

Shpella “Gryka e Madhe” e cila gindet në Grykën e Rugovës, 8km larg nga qyteti i Pejës, është një mega atraksion e cila është në hulumtim të vazhdueshëm nga ekspert të speleologjis nga vende të ndryshme të botës. Kjo shpellë deri më tani është hulumtuar deri në 16km kanale dhe hulumtimi i saj vazhdon ende dhe do të zgjasë edhe për shumë vite. Ve¬çohet për nga bukurit mahnitëse që gjinden në të si kanale dhe galeri (dhoma) me përmasa të mëdha të cilat përmbajn krijime natyrore me miliona vite të stalagmiteve, stalaktiteve etj. Ajo që e bënë interesante këtë shpellë është gjithashtu pranija e ujit në të ku gjatë ekspeditës suaj do të keni mundësi të shihni liqej të vegjël, procka uji, ujëvare të vogla etj. Kjo shpellë është unike dhe radhitet nga 10 shpellat në botë sepse ka ngjitje në menyrë vertikale e cila arrinë mbi 300m. Për ta realizuar ekspeditën në këtë shpellë duhet të jeni grup i organizuar dhe të keni pak eksperienca në aktivitete rekreative.

sqAlbanian
Scroll to Top