Ujëvara e Drinit të Bardhë
Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës e cila duhet të vizitohet padyshim është zona turistike e Drinit të Bardhë. Duke i vrejtur velrat natyrore, hidrologjike, peisazhore, gjeologjike dhe speleologjike dhe rëndësin e shfrytëzimit të tyre për turizmin, kjo zonë është shpallur nënë mbrojtje që nga viti 1983 si Monument Natyre.
Kjo zonë unike përbëhet nga tri atraksionet natyrore si ujëvara e Drinit të Bardhë, burimi dhe lumi Drinit të Bardhë si dhe Shpella e Radacit që është një shpellë me vlera unike në prezantimin e trashëgimis natyrore.
Ujëvara e Drinit është një atraksion unik në komunën e Pejës e cila vizitohet nga turistët vendor dhe të huaj gjatë gjithë vitit. Është një ujëvare atraktive me gjatësi prej 30m ndërsa sasia e ujit ndryshon në bazë të sitnëve.
Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet që furnizon një pjesë të qytetit të Pejës me ujë të pijes. Vlenë të theksohet se me ujin e këtij burimi prodhohet edhe “Birra Peja”. Buron rrëzë bjeshkës së Rusolisë, nga gurra e shpellës së Radacit në lartësi mbidetare prej 586m. Në territorin e Kosovës – Drini i Bardhë gjarpëron për 122 km në drejtim veri-jug. Me një madhësi prej 4646 km2, bazeni i Drinit është më i madhi nga 4 bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.
Shpella e Radacit apo siq njihet edhe “Bukuroshja e Fjetur” gjendet afër ujëvarës së Drinit të Bardhë. Me vetit e veta morfologjike është e radhitur me disa degë dhe galeri, salla, korridore dhe kanale. Formimi i shpellës është i lidhur me evolucionin hidrologjik të pjesës perëndimore të krasit gëlqeror të majës së Rusolisë.
Qasja në burim apo në “Ujëvarën e Drinit të Bardhë” mund të bëhet nga dy anët: njëra anë të çon nga rruga e hidrocentralit për të ndjekur shtegun e këmbësorëve përgjatë bukurisë së lumit Drini i Bardhë nën hijen e pemëve në gjatësi deri në 300 m, si dhe aksesi tjetër në drejtim të rrugës kryesore ku mund të afroheni me makinë pranë shtegut për të vazhduar ecjen deri te ujëvara.