Bjeshkët e Rugovës
Bjeshkët në rajon janë shumë të bukura, por bjeshkët e Rugovës veçohen me karakteristika unike. Kjo trevë malore ka një potencial të papërshkrueshëm por të përjetueshëm e cila ofron mundësi turistike për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Disponon biodiversitet që ofron mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit ndërsa gjithashtu karakterizohet për qasje shumë të lehtë dhe është porta kryesore për në parkun nacional Bjeshkët e Numuna.
Dhe me të vërtet, bjeshkët e Rugovës janë parajsa natyrore të cilat në çdo stinë dhe pothuajse çdo ditë janë unike, ofrojn pamje atraktive ndërsa shumë viztorë të moshave të ndryshme që e vizitojn këtë trevë malore përjetojn eksperienca të shumta të cilat mbesin gjatë në memorjen e tyre por edhe shumë nga ta kthehen që të përjetojn prap këto bukuri natyrore.
Shtrihen në veri-perëndim të Pejës dhe fillojn vetëm 2km largë nga qendra e qytetit ndërsa njihen edhe si portë hyrëse për në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna. Janë të lidhura me Grykën e Rugovës dhe për të arritur në këtë destinacion duhet të kalohet dhe të përjetohet gjithashtu kjo grykë si atraksion unik.
Pothuajse në të gjithë hapësirën e Bjeshkëve të Rugovës mund të hasësh në mrekullit që gjenden të fshehura nën egërsinë malore të florës. Janë liqejt madhështor që gjenden në lartësi prej 1860m në Liqenat të Kuqishtës, lumi Lumbardhi, dy ujëvarat e bukura dhe tërheqëse në fshatin Malaj, flora dhe fauna e shpërndarë në gjithë regjionin, panorama e masivit të Gurit të Kuq, Hajlës dhe panorama tjera që mund ti përjetosh nga bjeshkët e ndryshme.
Tani këto bjeshkë janë shëndruar në destiancion turistik ku shumë visitor gjatë gjith vitit kalojn kohën duke pushuar apo duke përjetuar eksperienca të ndryshme përmes aktiviteteve në natyrë. Oferta përbëhet në tri nivele ku ekzistojn aktivitete të aventures ditore, vikend, javore dhe ajo 2 javore “Majet e Ballkanit” që lidhë ofertën e Rugovës me zonat malore ndërkufitare të Plavës, Gucis (Mali i Zi) dhe Thethit dhe Valbonës (Shqipëri).
Kjo trevë malore ofron një numër të madh të aktiviteteve rekreative në natyrë. Vizitorët të cilët vizitojn Pejën dhe kërkojn pushime aktive kanë mundësi të përjetojn aktivitetet në natyrë si: ecje malore ekskursioniste dhe bjeshkatare, biçiklizem malor dhe fushor, Via Ferrata, speleologji, ngjitje në shkëmbinjë, paraglide, pushtimin e majeve malore mbi 2000m, ndëra në sezonën e dimrit mund të bëni ski, ecje me papuqe bore, ngjitje alpine në majet malore etj.
Ndërsa edhe për pushuesit pasiv dhe moshat e shtyra, kjo trevë malore ofron mundësi për qëndrim duke shijuar ajrin e pastër të pishave dhe relaksin e natyrës. Banorët lokal kanë krijuar ofertë mjaft atraktive dhe po ofrojn shtëpit e tyre për akomodim. Ajo që e bënë edhe më të veçantë këtë trev malore është kultura dhe traditat e banorve lokal të cilat janë ruajtur dhe janë bartur brez pas brezi me shekuj dhe janë prezente edhe në ditët e sotme. Janë këngët dhe vallet tradicionale, lojrat tradicionale, ushqimet autoktone, dhe tregimet tjera që janë bartur me breza nga banorët lokal.