Liqejt e Rugovës
Nëse interesoheni që të gjeni informacione përmes internetit për natyrën e Kosovës dhe Pejës, atëher së pari do të ju paraqitet treva malore e Rugovës në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Kjo zonë ka një natyrë të mbushur plotë me bukuri dhe peizazhe, vegjetacion malor, me florë dhe faun shumë të llojllojshme, ujëra, burrime, lumenjë etj. Por ajo që e bënë këtë trevë malore të jetë edhe me unike duke i ngritur vlerat natyrore janë dy liqejt e Rugovës që gjinden në lartësi mbi 1800m.
Është një destinacion që duhet të vizitohet dhe për ti vizituar dhe përjetuar këto dy liqej pikënisja juaj do të bëhet nga Liqenati i Kuqishtës që gjindet në lartësi mbidetare prej 1680m. Pas një ecje jo të veshtirë dhe me gjatësi kohore mesatarisht prej 2 orësh ju do të arrini te pika e synuar apo tek Liqeni i Liqenatit.
Liqeni i Liqenatit
(Liqeni i Kuqishtës apo Liqeni i Madh) është një bukuri e rall natyrore, një liqe mjaft atraktiv i paprekur nga dora e njeriut dhe i mbushur me ujë nga burimet e kthjellët si kristali si dhe nga të reshurat që krijohen nga bora gjatë dimrit. Paraqet një liqe të integruar në mënyrë përfekte me natyrën duke e bërë këtë vend shumë atraktiv dhe unik për vizita.
Shtrihet në lartësi mbidetare prej 1860m ndërsa sipërfaqja e saj është 40X60m dhe thellësia arrin deri në 7m. Vlenë të përmendet se në këtë liqe jeton gjallesa në form të hardhucës e cila njihet si Tritoni. Është amfib me bisht e cila ka një gjatësi prej 11cm deri në 18cm. Gjatë sezonës së pranverës e deri në vjeshtë jeton në ujë të liqenit ndërsa në dimër ikin nga liqeni dhe strehohen diku brenda pyllit ku ka vende me lagështi dhe hije për tu kthyer prap në pranverë.
Gjatë ecjes suaj për tek liqeni i Drelajve ju do të kaloni një shteg shumë atraktiv i cili kalon përgjatë një zone alpine malore të kombinuar me vegjetacion të lartë si pyje me bre, pisha etj por gjithashtu edhe me vegjetacion të ulët ku gjatë shtegtimit tuaj do të hasni në fruta mali si boronica, manaferra etj
Liqeni i Drelajve
(Liqeni i Vogël) gjindet në lartësi mbidetare 1800m dhe krijohet nga mbledhja e ujrave nga të reshuart. Për të parë bukurin e këtij liqeni më së miri është që të vizitohet në pranverë për shkak të bollëkut më ujë. Ka një ngjyrë të kaltër si ngjyra e syve të njeriut andaj edhe shikimi në të do t’ju bëjë për vetën. Gjatë shtegtimit para se të mbërini te liqeni i Drelajve gjindet një burim uji i cili sipas gojëdhënave të barinjëve është burimi më i mirë në të gjith territorin e Rugovës.
Këto janë dy liqej më të bukur që këto bjeshkë i bëjnë unike dhe shumë visitor gjatë gjith vitit i vizitojn dhe kalojn kohë të bukur në këta liqej.
Lugu i Shkodrës
– është pjesë e shtegut të liqejve që lidh bjeshkët e Pejës me ato të Deçanit dhe të Plavës. Përveç që është një pjesë atraktive natyrore, kjo ka historin e saj kombëtare si pjesë e lidhjes së trevave malore në mes të territoreve të bejshkëve te Nemuna në mes të Kosovë, Shqipëris dhe Malit të Zi. Ka qenë rrugë lidhëse e karavaneve tregëtare dhe lidhje në mes të popullatës shqipëtare në këto treva malore. Njejt në pjesën e fshatit turstik Thethi gjindet “Çafa e Pejës” që tregon se dikur këto vende kanë qenë pika kyqe për lidhjen e popullatës në mes të tyre.
Për të parë
- Qyteti i Pejës
- Gryka e Rugovës
- Bjeshkët e Rugovës
- Liqejt e Rugovës
- Ujëvara e Drinit të Bardhë
- Parku Karagaq