Maja Vjellakut
MAJA E VJELLAKUT apo shtegu me numër 7166 është pjesë vargmaleve të cilat krijojn kuroren e qytetit të Pejës dhe përbënë një nga majet më atraktive për ecje. Njëherit për të arritur tek ky shteg duhet të ndjeket nga rruga e panorames që kalon rrugën gjarpërore përmes kodrave në Majen e Zezë. Shtrihet në Veri-perendim të qytetit me gjatësi prej 13.3km dhe lartësi mbidetare 2014m (6608ft) ndërsa kohëzgjatja e ecjes mund të llogaritet nga 3 deri në 4 orë. Pamjet që ofron ky shteg janë madheshtore dhe ofron bukuri të pejsazheve nga Bjeshkët e Nemuna dhe bjeshkëve të Sharrit, pjesët malore nga Shqipëria dhe Mali i Zi e deri te tokat fushore të rafshit të Dukagjinit.
Ecja për në këtë maje i takon vështirësis mesatare (pra nuk ka vështirësi të madhe) dhe mund të bëhet pothuajse nga të gjith ata të cilët kanë një kondicion fizik të qëndrueshëm. Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Pejës në lartësi prej 520m. Nga kjo pikë vazhdohet në drejtim të kodrave të lokalitetit Maja e Zez e cila gjindet ne veri-perendim të qytetit e cila nuk ka pjertësi të madhe mirpo ecja bëhet në rrugën e qytetit. Pasi të kalohet kjo pjesë e rrugës shtegu fillon të kaloj përmes shtyllave elektrike e cila të shpije direkt tek qafa e Peklenes ku mund të bëni një pushim pasi që nga kjo pikë ka pamje shumë të bukura të Grykës së Rugovës, Majës Guri Kuq si dhe qytetit të Pejës, liqeni i Radoniqit dhe gjith rafshin e Dukagjinit. Nga aty fillon ngjitja për në majen e Vjellakut që arinë lartësin 2014m.
MAJAT ATRAKTIVE
- Guri i Kuq
- Çfërla
- Hajla
- Maja e Vjellakut
- MAJA HASANIT
- Maja e Rusolisë