Parku Karagaq

Parku i Karagaqit është një bukuri natyrore tërheqëse e krijuar nga durët e njeriut dhe e plotësuar prej vitesh nga vetë natyra, duke u bërë një vlerë që tani prek identitetin e Pejës dhe në të njëjtën kohë përdoret për të promovuar një mjedis të qëndrueshme.

Është një atraksion natyror që përdoret në maksimum nga banorët e Pejës për të kaluar kohën duke përjetuar bukurinë e natyrës, për të furnizuar trupin me ajër të pastër dhe gjithashtu për të kryer aktivitete rekreative. Ndryshon në çdo stinë të vitit dhe është unik për sa i përket pamjes por bie në sy në stinën e vjeshtës për nga ngjyra.

Sipas disa gojdhënave nga të moshuarit kuptojm së ky park është ndërtuar në vitin 1929. Parku është dizajnuar nga një inxhinjer Rus mbi tokën ku më parë ishin varezat dhe në atë koh ishte radhit ndër parqet më të bukura të pjesës jugore të mbretëris Jugosllave. Mu në qendrën e tij është i vendosur liqeni ndërsa atë e rrethojn shtigjet e ecjes, rekreacionit dhe vrapimit të cilat kanë gjatësi të ndryshme dhe të dizajnuara për zhvillim të aktiviteteve rekreative për të gjitha moshat, ndërsa në pjesën jugore janë të vendosura këni i lodrave për fëmij, këndi i ushtrimeve dhe fusha e sportit.

Në përbërjen e saj ka një llojllojshmëri të drunjëve ndërsa nën gjelbërimin e tyre strehohen edhe gjallesa të ndryshme si ketri dhe zogjët e llojllojshëm. Një tjetër vlerë shtesë e këtij parku janë aktivitetet e shumta që sportistët kryejnë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për të zhvilluar stërvitjet e tyre. Tani në këtë park organizohen edhe shumë aktivitete të tjera kulturore dhe edukative. Ndër to është shfaqja e festivalit të filmit të animuar “Anibar” si dhe vizita nga shkollat ku trajtohen tema edukative.

Bukuria e vërtet e këtij parku mund të shihet gjatë sezonës së vjeshtës kur 1001 ngjyrat e natyrës e shëndrojn këtë park në një atraksion dhe përveq banorve local ka edhe turistë që vijnë për ta vizituar dhe për të bërë fotografi atraktive.

Për të parë

Publikimet

sqAlbanian
Scroll to Top