Vizitoni Pejën!
A po mendoni të vizitoni Pejën apo tani më ju jeni në Pejë, Kjo faqe do t’ju ofroj mundësi për ta organizuar udhëtimin tuaj në mënyrë sa më të mirë dhe me plotë përjetime. Por, edhe nëse keni specifika tjera si transporti apo informata të tjera të brendshme për Pejën dhe për atraksione tjera na kontaktoni në çdo koh përmes email apo rrjetet sociale, dhe ne do mundohemi t'ju ofrojm mundësi nga eksperienca jonë.
Për Pejën
Peja është një destinacion turistik me diversitet të madh kulturor dhe natyror, andaj edhe udhëtimi juaj do të jetë me shumë përjetime dhe eksperienca.
Gjatë kohës që do të kaloni në Pejë do të keni mundësi të përjetoni eksperienca të ndryshme të zhvillimeve historike, trashëgimin kulturore dhe traditat e populates lokale që janë zhvilluar në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga kohrat Ilire e deri në ditët e sotme, ndërsa për ju dashamirësit e natyrës, eksperiencat e juaja që do ti përfitoni nga vizitat e zonave më të paprekura të bjeshkëve të Rugovës dhe parkut kombëtar Bjeshkët të Nemuna, njohja me diversitetin e madh natyror e deri te pushtimi i majeve mbi 2000m do të ofrojn kenaqësi të cilën jemi të bindur se do ta ndanit me familjarë, miq dhe të tjerë përmes tregimeve tuaja. Peja njihet edhe si vend i rekreacionit në natyrë andaj është e pamundur që të vini në Pejë dhe mos të realizoni ndonjë nga aktivitetet rekreative që ofrohen në këtë destinacion. Mund të filloni nga shëtitjet edukative përgjatë shtegut kulturor duke përfituar njohuri dhe eksperienca për vendin tonë, për të vazhduar me shëtitje në parqet e qytetit, shetitjet ekskursioniste apo ecje rekreative që ofrojn pjesët e kodrinave të Pejës dhe për të vazhduar pastaj edhe me ecje malore për të cilat ofrohen ture vikendi, javore e deri në ato 12 ditore që përfshijn edhe kalimin e kufijve shtetror perms shtigjeve “Majat e Ballkanit, Via Dinarica apo shtigjet e eksperiencave në Bjeshkët e Nemuna”.
Për të gjith adhuruesit e ardenalinës, Peja gjithashtu ofron eksperienca të Via Ferrata, ngjitje në shkëmbinjë, Zip Line, speleologji, parkun e aventurave, biçiklizem fushor dhe malor, fluturim me paraglide, fluturim me trajke, eksperienca dimri si skiture etj. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që ju mund të kaloni gjatë qëndrimit në Pejë. Por është edhe jeta e natës e cila ofron mundësi për ju të kaloni koh të bukura me plotë dëfrim dhe kënaqësi me shoqërit tuaja apo edhe në mesin e shoqërive tjera lokale. Baret të cilat gjinden në pjesë të ndryshme të qytetit ofrojn ambiente shumë atraktive ndërsa resotrantet për adhuruesit e ushqimeve ofrojn menyja tradicionale dhe ndërkombëtare të përgatitura me shumë delikates dhe plot shije për kënaqësin tuaj. Andaj të jesh në Pejë nuk është thjesht vetëm një vizitë, por është një përjetim, eksperiencë, kënaqësi dhe përfitim i përvojave të reja të cilat do t’ju mbesin gjithmon në memoriet tuaja.
Ju dëshirojm qëndrim të këndshëm në Pejë.
Qyteti i Pejës
Peja – Lulja e Dukagjinit, radhitet në qytetet e mëdha të Kosovës por në krahasim me qytetet e Evropës është relativisht i vogël por shumë i dashur dhe me lëvizje të lehtë për të gjitha moshat, me pamje piktoreske të bjeshkëve të Rugovës ndërsa lumi Lumbardhi që kalon përmes qytetit sjell freskin e ajrit nga Gryka e Rugovës ku banorët kalojn kohën e lirë duke shëtitur në shetitoren buzë lumit. Peja, shtrihet në perëndim të Kosovës dhe është portë hyrëse në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Ndryshe njihet edhe si qytet i “Gjelbërt dhe Vital” pasi që 75% të territorit është i mbuluar me zona të gjelbërta. I gjith territori i komunës është 603km2 ndërsa vetëm qyteti ka 20km2. Kufizohet me Malin e Zi në kufijt shtetror ndërsa me ata komunal me Deçanin, Istogun dhe Klinën. Popullata e qytetit të Pejës është shumë aktive dhe me plot rini, ndërsa sporti dhe rekreacioni në parqe dhe natyrë është vlerë e veçuar e këtij qyteti. Peja është qytet i 3 medaleve olimpike përkatësisht në sportin e Judo’s ndërsa në sferën e artit ofron emra të mëdhenjë të cilët kanë lënë gjurmë në Kosovë por edhe në botë.
Rugova
Bjeshkët në regjion janë shumë të bukura, por bjeshkët e Rugovës veçohen me karakteristika unike. Kjo trevë malore ka një potencial të papërshkrueshëm e cila ofron mundësi turistike për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ka një biodiversitet që ofron mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit dhe ka një qasje shumë të lehtë dhe është porta kryesore për në parkun nacional Bjeshkët e Numuna.
Dhe me të vërtet, bjeshkët e Rugovës janë parajsa natyrore të cilat në çdo stinë dhe pothuajse çdo ditë janë unike, ofrojn pamje atraktive ndërsa shumë viztorë të moshave të ndryshme që e vizitojn këtë trevë malore përjetojn eksperienca të shumta të cilat mbesin gjatë në memorjen e tyre por edhe shumë nga ta kthehen që të përjetojn prap këto bukuri natyrore.
PËR TË PARË
Qyteti i Pejës
Pejë: Lulja e Dukagjinit renditet në mesin e qyteteve të mëdha të Kosovës. Krahasuar me qytetet e Europës, ai është relativisht i vogël, por shumë i dashur dhe me një lëvizje të lehtë për të gjitha moshat në qytet dhe rrethinat e tij...
Gryka e Rugovës
Gryka e Rugovës është bukuria e krahinës malore të Rugovës dhe perla e Pejës, e cila fillon vetëm 2 km larg qendrës së qytetit të Pejës....
Bjeshkët e Rugovës
Malet në rajon janë të mrekullueshme, por malet e Rugovës dallohen me karakteristikat e tyre unike. Ky rajon malor ka një potencial të papërshkrueshëm që ofron mundësi turistike për të gjitha moshat...
Liqejt e Rugovës
Nëse interesoheni që të gjeni informacione përmes internetit për natyrën e Kosovës dhe Pejës, atëher së pari do të ju paraqitet treva malore e Rugovës në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Kjo zonë ka një natyrë të mbushur plotë me bukuri dhe peizazhe
Drini i Bardhe Watrfall
Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës e cila duhet të vizitohet padyshim është zona turistike e Drinit të Bardhë. Duke i vrejtur velrat natyrore, hidrologjike, peisazhore, gjeologjike dhe speleologjike dhe rëndësin e shfrytëzimit të tyre për turizmin, kjo zonë është shpallur nënë mbrojtje që nga viti 1983 si Monument Natyre.
Parku Karagaq
Parku i Karagaqit është një bukuri natyrore tërheqëse e krijuar nga durët e njeriut dhe e plotësuar prej vitesh nga vetë natyra, duke u bërë një vlerë që tani prek identitetin e Pejës dhe në të njëjtën kohë përdoret për të promovuar një mjedis të qëndrueshme.
Shtegu Kulturor
Peja në historin e saj paraqitet si një qytet me një zhvillim shumë të hershëm. Faktet arkeologjike tregojn se vendbanimi i hershëm antik ka qenë i shtrirë në pjesën e fushës së Pejës e njohur si “Gradina”. Të gjeturat arkeologjike tregojn se ky vendbanim antik është krijuar mbi themelet e një lokaliteti më të hershëm Dardan. Pejën të cilën në kohën e antikitetit e njohim me emrin Siparantum i Dardanis, gjatë mesjetës dhe shekujt tjerë e hasim edhe me emra si Pentza, Peka, Pech dhe Forno. Pra e gjith kjo tegon se Peja ka qenë vendbanim shumë mirë i organizuar dhe këtu është zhvilluar një jetë e organizuar në nivel më të lartë ekonomik social. Peja, poashtu ka histori të zhvillimit në periudha të ndryshme dhe pothuajse secila periudhë ka lënë gjurmët e saja ku vizitorët mund të përjetojn të gjith historin, kulturat dhe traditat sikur të ishin në kohra të ndryshme. Në histori, Peja njihet edhe ndër qytetet të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në nivelin kombëtar. Ky qytet ndryshme quhet edhe qyteti i Haxhi Zekës i cili ka qenë një patriot dhe veprimtar i çështjes kombëtare Shqipëtare. Haxhi Zeka njihet si themelues i Lidhjes së Pejës. E gjith këtë histori mund ta gjeni të prezantuara në shtegun turistik kulturor në qytetin e Pejës në mënyra të ndryshme si objekte historike, prezantime në muzeun e Pejës, në jetën e përditëshme të qytetarve apo edhe përmes fotografive.
Për të bërë
Ngjitja në Shkëmbinjë
Të vizitosh Pejën dhe Grykën e Rugovës është e domosdoshme që ta sprovosh vetën në aktivitetin e ngjitjes rekreative e cila të jap adrenalin dhe eksperienca të paharuara.
Biciklizëm
Peja njihet si një qytet jo shumë i madh por është një qytet me një ambient shumë atraktiv me lumen Lumbardhi që kalon mu përmes qytetit duke e ndarë në dy pjesë ndërsa kurorat e bjeshkëve të cilat shtrihen në pjesën perëndimore krijojn panoramën e tij.
Via Ferrata
Via Ferrata është gjithashtu një aktivitet që ofron përvojë dhe adrenalinë dhe kërkohet shumë nga vizitorët që vizitojnë Pejën.
Ecje Malore
Ecja malore është një nga aktivitetet më të popullarizuara në rajonin perëndimor të Kosovës ndërsa Peja veçohet për këtë me një traditë shumë të hershme duke filluar nga vitet 1928 me organizmin e shoqërisë së parë në Kosovë me emrin Gjeravica.
Speleologjia
Speleologjia është një aktivitet që në Pejë ka filluar të zhvillohet mjaft heret dhe ka një bagazh të madh në këtë dretim si në hulumtimet e shpellave ashtu edhe udhëheqjen e grupeve turistike.
Fluturimi mbi Pejë
Fluturimi mbi qytetin e Pejës është një përvojë krejtësisht ndryshe nga përvojat e tjera rekreative të ofruara në destinacionin e Pejës.
Zip Line
Për të realizuar këtë aktivitet, nuk keni nevojë të keni forcë të madhe fizike apo muskuj të fortë; ju duhet vetëm një përgatitje psikike për të bindur veten se do ta përfundoni këtë aktivitet dhe do të përjetoni adrenalinë dhe aventura të paharrueshme.
Ski dhe Ecje me pauqe bore
Përveç Pejës e cila gjatë dirmit mbulohet me borë dhe sidomos nata shëndrohet në atraksion për qytetarët dhe vizitorët, është edhe zona malore e Rugovës e cila ofron eksperiencat më të bukura për të gjith ata që vizitojn Pejën e sidomos për adhuruesit e skive.
Muzeu
Muzeu i Pejës është institucion kulturo-informativ që funksionon në kuadër të Komunës së Pejës, gjegjësisht DKRS-së, duke ndjekur politikat e saj zhvillimore dhe me Ligjin për Institucionet e Kulturës, veprimtaria e të cilit është hulumtimi, grumbullimi, ruajtja, prezantimi dhe promovimi i Trashëgimia Kulturore e Rrafshit të Dukagjinit.
Publikimet
Ju mund të shkarkoni të gjitha botimet e publikuara nga sektori i turizmit, të gjitha materialet e publikuara, janë pjesë dhe përgjegjësi e sektorit të turizmit, dhe autorësia dhe e drejta e autorit janë plotësisht të mbrojtura nga e drejta e autorit.
Informatori Turistik
Harta e shtigjeve Turistike te Rugoves
Muzeu i Pejes
Harta e shtegut kulturore te Pejes
Peja Outdoors
Lojerat tradicionale te Rugoves
MAJAT ATRAKTIVE
Guri i Kuq - 2522m
Çfërla - 2461m
ÇFËRLA renditet ndër majat malore më spektakolare dhe tërheqëse të Pejës. Kjo majë arrin lartësinë mesdhetare prej 2461 m dhe është maja e dytë më e lartë në komunën e Pejës. Ndodhet në anën jugperëndimore të Pejës dhe së bashku me malet e tjera krijon kurorën dhe peizazhin mahnitës të Pejës.
Hajla- 2403m
Maja e Vjellakut- 2014m
MAJA E VJELLAKU, ose shtegu numër 7166, është pjesë e vargmaleve që formojnë kurorën e qytetit të Pejës dhe janë një nga majat më tërheqëse për ecje. Në të njëjtën kohë për të arritur në këtë shteg duhet ndjekur rruga panoramike që përshkon rrugën gjarpëruese në kodra për në Majë të Zeze.
Hasan's Peak - 1900m
Maja e Hasanit është gjithashtu një majë e bukur që ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Pejës. Pjesa e faqes shkëmbore që shihet nga qyteti i Pejës e bëri këtë majë edhe më tërheqëse dhe nxiti kureshtjen e shumë alpinistëve dhe vizitorëve për ta ngjitur atë. Kjo majë arrin lartësinë 1900 m ndërsa ngjitja e saj mund të bëhet nga dy anët.
Rusolia Peak - 2381m
Trofet e fituara nga Komuna
Shtegu "Majat e Ballkanit", një shëtitje në distancë të gjatë midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, është një nga aventurat e fundit të ecjes në Evropë. Ky shteg transnacional çon192 km nëpër një nga rajonet më të largëta dhe më të egra malore të Ballkanit Perëndimor.
Komunat model të Brezit të Gjelbër Evropian
Komunat kanë rëndësi të veçantë për realizimin praktik të aktiviteteve në terren. Shoqata Evropiane e Brezit të Gjelbër vlerëson bashkitë model si "Komuna Model i Brezit të Gjelbër Evropian" çdo vit. Ai u caktohet komunave me përkushtim të jashtëzakonshëm për Brezin e Gjelbër Evropian siç është përshkruar në kriteret për përzgjedhje.
Një maksimum prej një komune në vit dhe rajon (Fennoscandia, Baltik, Qendror dhe Ballkan) mund të jepet si "Komuna Model i Brezit të Gjelbër Evropian". Koordinatori rajonal përkatës mund të sugjerojë bashkitë ose mund të pranojë propozime.
Koordinatori Rajonal shqyrton propozimet sipas kritereve të përmendura më poshtë dhe informon Bordin e Shoqatës Evropiane të Brezit të Gjelbër për qëllimin për të dhënë çmimin. Bordi i Shoqatës Evropiane të Brezit të Gjelbër miraton caktimin e çmimit dhe Koordinatori Rajonal zbaton dhënien aktuale.
Në vitin 2015 çmimi iu dorëzua për herë të parë komunës së Haidmühle në Gjermani. Në vitin 2017 u shpërblye komuna Leopoldschlag në Austri. Në vitin 2018 komuna e parë u shpërblye në Brezin e Gjelbër Ballkanik, komuna e Pejës në Kosovë.
Çmimi nuk nënkupton ndonjë mbështetje financiare.
- Policia -192
- Zjarrfikset - 193
- Ambulanca -194