BIÇIKLIZMI
Peja njihet si një qytet jo shumë i madh por është një qytet me një ambient shumë atraktiv me lumen Lumbardhi që kalon mu përmes qytetit duke e ndarë në dy pjesë ndërsa kurorat e bjeshkëve të cilat shtrihen në pjesën perëndimore krijojn panoramën e tij. Qasja në këtë qytet është e leht, por ajo çfarë e bënë edhe më atraktiv është mundësia e përdorimit të biçikletës nga të gjitha moshat për ti vizituar vendet e ndryshme të trashëgimis kulturore dhe natyrore të cilat janë të ngërthyera në mes vete dhe si trashëgimi e veçojnë këtë qytet duke i japur vlera të veçanta në Kosovë për nga rëndësia turistike.
Oferta e biçiklizmit rekreativ në Pejë është e shtrirë në tri nivele:
1. Aventura e çiklizmit në qytet
Aventura e çiklizmit në qytet ku turistët mund ta vizitojn shtegun kulturor i cili përmban 14 pika të trashëgimis kulturore. Në qytet janë të vendosura edhe sinjalizimet për trashëgimi kulturore andaj edhe rrugëtimi juaj do të jetë i lehtë por edhe shumë atraktiv duke mësuar sado pak historin e lashtë të Pejës si dhe periudhat në të cilat ky qytet ka kaluar. Përveç shtegut kulturor vizitorët mund të shijojn edhe atraksionet që gjinden afër Pejës si Grykën e Rugovës, Shtegun e Shëndetit apo duke kaluar kohen në parkun e Karagaqit i cili është një park shumë atraktiv me vlera të mëdha natyrore.
2. Aventura malore e çiklizmit
Aventura malore e çiklizmit është gjithashtu shumë atraktive. Mund të filloni nga qyteti i Pejës për të vazhduar pastaj përgjatë Grykës së Rugovë e cila është zonë nën mbrojtje me ligj për shkak të vlerave të saja natyrore dhe peizazhore, për të vazhduar pastaj në bjeshkët e Rugovës apo edhe në territorin e parkut nacional Bjeshkët e Nemuna. Kjo ofertë ëshë shumë atraktive për adhuruesit e biçiklizmit malor dhe ofron shtigje të përshtatshme për të kaluar një ditë apo edhe 1 javë nëpër bjeshkët e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna. Tani janë të zhvilluar edhe ofertat që lidhin shtigjet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi dhe Shqipërin duke ofruar eksperienca unike. Shtigjet të cilat ofrohen kalojn nëpër rrugët lokale të cilat nuk kanë ngarkes të komunikacionit apo edhe në shtigjet e thella malore të barinjëve dhe janë shumë atraktive për nga biodiversiteti.
3. Aventura e çiklizmit në rajon.
Kjo është një ofertë shumë atraktive dhe me plot aventura. Ofron mundësi të vizitave të disa komunave në rajonin perëndimor të Kosovës dhe njëherit eksperiencat e juaja do të plotësohen me vizitat e trashëgimis së këtij rajoni dhe përjetimin e bukurive të fshatrave në zonat e thella të Kosovës nëpër të cilët do të kaloni. Këto shtigje janë projektuar duke krijuar lidhjen e 6 komunave të rajonit të Dukagjinit dhe njëherit janë shtigje rekreative të cilat ofrohen për çdo moshë por edhe për familje. Dizajnimi i këtyre shtigjeve është bërë në pjesët ku komunikacioni është më i vogël.
Për të bërë
- Ngjitja në Shkëmbinjë
- Biciklizëm
- Via Ferrata
- Ecje Malore
- Speleologjia
- Fluturimi mbi Pejë
- Zip Line
- Ski dhe Ecje me pauqe bore