ÇFËRLA

MAJ E ÇFËRLES radhitet në majet malore më spektakolare dhe atraktive të Pejës (njëherit është edhe maja më e bukur në territorin e Bjeshkëve të Nemuna). Kjo maje arrin lartësin midetare prej 2461m(8074ft) dhe është maja e dytë për nga lartësia në komunën e Pejës. Gjindet në anën jug-perendimore të Pejës dhe së bashku me majat e Kopranikut, Peklenes, Vjellakut dhe majen e Hasanit të cilat ndahen nga Gryka e Rugovës krijojn kuroren e bjeshkëve duke i dhuruar qytetit të Pejës një panoramën mahnitëse e cila qysh në hyrje të Pejës krijojn pasyqrën e përjetimeve dhe aventurat e natyrës së egër. Pamjet që ofrohen nga maja e Çfërles janë mahnitëse duke ju jap mundësi që të shihni peizazhe të bjeshkëve të Deçanit dhe të Bjeshkëve të Nemuna në përgjithsi, bjeshkëve të Sharrit, majet atraktive si Gjeravica 2656m dhe Marijashi 2530m, zonat malore nga Shqipëria dhe Mali i Zi, ndërsa nga drejtimin lindor mund të përjetoni pjesën fushore të gjith rafshit të Dukagjinit, liqenin e Radoniqit, e deri te maja e Lubotenit e cila gjindet në kufij me Maqedonin e Veriut. Bukuria e kësaj maje dhe pamja madhështore e këtij masivi shkëmbor më së miri mund të përjetohet nga bjeshkët e Deçanit.

Ecja për në këtë maje i takon vështirësis mesatare (pra nuk ka vështirësi të madhe) dhe mund të realizohet pothuajse nga të gjith adhuruesit e natyrës nga të gjitha moshat të cilët kanë një kondicion fizik të qëndrueshëm. Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Pejës në lartësi prej 520m duke ndjekur shtegun e njohur “Bjeshkët e Nemuna” e cila lidh me pjesën e Malit të Zi apo shtegu që mban numrin 7165 dhe ka gjatësi prej 14.2km. Gjatë ecjes tuaj mund të vendosni se nga cila anë dëshironi ta bëni pushtimin e kësaj maje. Tek pika e njohur si Livadhi i Adilit aty ndahet ndahet shtegu në dy pjesë ku njëri shteg vazhdoni duke ndjekur rrugën deri në bjeshkët e Irzniqit ndërsa tjetri vazhdon nga bjeshka e Kopranikut (pra deri tek kjo pikë është vetëm një shteg i cili fillon nga Peja për tu lidhur me shtegun e Horomoqave dhe Livadhit të Sakës, Tarabosh dhe Livadhi i Adilit). Ngjitja përmes shtegut që kalon nga Stanet e Irziniqit e cila është një lokalitet i vogël malorë që gjinden në lartësi prej 1800m ofron eksperienca më të mëdha pasi që mund ti takoni banorët lokal me të cilët mund të ndroni biseda për zhvillimet e kulturave malore, traditat e tyre, të shijoni ushqimet lokale etj., ndërsa ngjitja përmes shtegut të Kopranikut do të jetë një ngjitje e egër malore sepse kjo zonë është një zonë e paprekur ende dhe ofron eksperienca malore. Me të arritur në maje, ju mund të zgjidhni nëse aventura juaj do të vazhdoj tutje në bjeshkët e Nemuna duke vazhduar përgjatë Bjeshkët e Deçanit dhe mëtutje në shtegun Majet e Ballkanit dhe Via Dinarica apo të ktheheni prap në Pejë. Gjithashtu ngjitja në këtë maje mund të bëhet edhe nga bjeshka e Milishevcit që është një shteg shumë atraktiv dhe i lehtë për ta arritur majën pasi që një pjesë e madhe kalohet me makinë ndërsa ngjitja zgjatë rreth 2 orë.

MAJAT ATRAKTIVE

Publikimet

sqAlbanian
Scroll to Top