MAJA HASANIT

MAJA HASANIT - Është gjithashtu një maje mjaft atraktive e cila gjindet në pjesën veriore të qytetit të Pejës. Pjesa e faqes shkëmbore e cila shihet nga qyteti i Pejës e bënë edhe më atraktive këtë maje dhe nxitë kureshtjen e shumë bjeshkatarve dhe vizitorve që të realizojn ngjitjen në të. Kjo maje arrin lartësin prej 1900m ndërsa ngjitja e saj mund të bëhet nga dy anë. Kryesisht ngjitja bëhet nga ana veriore përmes bjeshkës së Lipes ku ngjitja është shumë e leht dhe nuk merr shumë kohë pasi që mund ti afroheni mjaft me makinë ndërsa pjesa nga faqja veriore është shumë sfiduese dhe kërkohet të keni njohuri alpinste dhe ngjitjes në shkëmbinjë. Pushtimi i saj ju ofron pamje madhështore si nga pjesa e rafshit të Dukagjinit e gjithashtu edhe nga masivi i bjeshkëve të Rugovës dhe bjeshkëve të Nemuna në përgjithsi. Vlen të theksohet se në këtë pjesë është e pranishme ekzistenca e lules Ylli Alpin (Edelëise) ndërsa gjatë ecjes mund të shihni edhe shtazë e shpezë tjera të egra pasi që është një zonë me prani të faunës.

sqAlbanian
Scroll to Top