Zip Line

Për të realizuar këtë aktivitet, nuk keni nevojë të keni forcë të madhe fizike apo muskuj të fortë; ju duhet vetëm një përgatitje psikike për të bindur veten se do ta përfundoni këtë aktivitet dhe do të përjetoni adrenalinë dhe aventura të paharrueshme.

Zip Line është një aktivitet rekreativ që zhvillohet me një fluturim përmes rrëshqitjes mbi fije metalike në gjatësi dhe lartësi të ndryshme. Zip Line në Pejë, e njohur si Marimangat gjendet në grykën piktoreske të Rugovës ose saktësisht në kilometrin e 4-të nga Peja në Grykën e Rugovës. Ka një gjatësi prej 640 m, dhe fluturimi bëhet në lartësinë deri në 60 m nga toka, ndërsa shpejtësia e fluturimit tuaj do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Ajo që e bën fluturimin tuaj edhe më tërheqës janë pamjet panoramike ku fluturimi kalon mes dy pjesëve shkëmbore të Grykës së Rugovës teksa më poshtë rrjedh lumi Lumbardhi i cili buron nga bjeshkët e bukura të Rugovës.

Ky produkt është zhvilluar për t'u përshtatur me aktivitetin e Via Ferrata. Ajo që e bën unike është se nga Via Ferrata Marimangat ku duhet të kaloni urën tibetiane në lartësi prej 60m dhe të ecni përgjatë shkëmbinjve në një lartësi prej 300 m për të arritur te atraksioni i Zip Line, nga ku më pas përjetoni lëshimin në ajër, duke arritur në pikën tjetër të Grykës së Rugovës nga ku mund të zgjidhni një nga tri Via Ferratat për të vazhduar eksperiencën tuaj.

Ajo që e bën unik është se nga Via Ferrata “Marimangat”, ku duhet të kaloni mbi urën Tibetiane në një lartësi prej 60m dhe të ecni përgjatë shkëmbinjve në një lartësi prej 300m, do të arrini në atraksionin Zip Line. Nga këtu do të përjetoni fluturimin në ajër, duke arritur në pikën tjetër të Grykës së Rugovës, nga ku mund të zgjidhni një nga tre Via Ferratat për të vazhduar përvojën tuaj.

Pra, është një produkt i turizmit të aventurës i cili ka krijuar një lidhje të mirë të aktiviteteve të grykës duke ju mundësuar të kaloni për 5km Grykën e Rugovës vetëm në ajër. Është sporadike dhe nuk ka pothuajse asnjë vend në Ballkan por edhe në Evropë ku mund të gjesh një dizajn më kompakt të aktiviteteve aventureske dhe të përjetosh Grykën përmes kombinimit të këtyre aktiviteteve.

sqAlbanian
Scroll to Top