Gryka e Rugovës

Gryka e Rugovës është bukuria e trevës malore të Rugovës dhe perla e qytetit të Pejës e cila fillon vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Pejës. Ka gjatësi prej 12 km nga ku pastaj fillon të zgjërohet në bjeshkët e Rugovës. Lumi Lumbardhi, i cili buron në bjeshkët e Nemuna dhe gjithashtu krijohet nga burimet dhe rrjedhat e ujërave të Rugovës e ndan këtë zonë malore në dy pjesë. Njëherit ky lumë gjarpëron përgjatë Grykës së Rugovës për të kaluar pastaj përgjatë qendrës së qytetit dhe për tu lidhur më lumin Drini i Bardhë. Lumi Lumbardhi ka gjatësi prej 56 km ndërsa karakteristik e saj është vrullshmëria e madhe e ujit e cila e ndan këtë Grykë në dy pjesë duke i dhënë madhështinë me shkëmbinj të kolosal të cilat arrijn lartësinë deri në 1000m. Ajo çfarë e bënë edhe më të bukur dhe interesante Grykën e Rugovës janë ujëvaret të cilat rrjedhin mu nga mesi i shkëmbinjëve si dhe flora e cila ritet gjithashtu në mes të shkëmbinjëve duke shfaqë madhështin e natyrës si dhe bukurin e kësaj gryke.

Duke e vlerësuar potencialin natyror, rëndësin gjeologjike, hidrologjike, peisazhore, speleologjike, botanike, ambientale dhe duke e parë mundësin e paraqitjes si një atraksion unik e cila do të ndikoj në ngritjen e vlerave dhe zhvillimin e turizmit në Pejë dhe në Kosovë, qysh në vitin 1988 Gryka e Rugovës është vënë nën mbrojtje nga shteti si “Monument Natyre”. 

Tani Gryka e Rugovës vizitohet gjatë gjith vitit nga turistë nga e gjith bota por gjithashtu edhe nga banorët lokal të cilët zhvillojn aktivitete rekreative çdo ditë. Është shumë unike dhe në çdo stinë të vitit i shfaqë vlerat e saja, ndërsa pamjet spektakolare të kësaj gryke ndryshojn pothuajse edhe gjatë orëve brenda ditës. Një infrastrukturë e leht është zhvilluar përgjatë rrugës kryesore ku janë vendosur sinjalizime dhe strehimore për të ngritur shërbimet dhe ofertën turistike.

Pjesë përbërse apo ikonë e Grykës është Ura Harkore e Gurit e cila njëherit është trashëgimi kulturore nën mbrojtje dhe gjindet në kilometrin e 5tw të rrugës kryesore Pejë-Rugovë. Njëherit kjo urë harkore e gurrit paraqitet edhe si simbol në stemen e komunës së Pejës dhe përdoret si një nga pikat e identitetit të Pejës. Gjithashtu panoramen e bukur të grykës së bashku dhe urën mund ta gjeni edhe në llogon e birrës më të mirë në Kosovë “Birra Peja” e cila prodhohet që nga viti 1971.

Me zhvillimin e shtigjeve rekreative të Via Ferrata është krijuar mundësia që Gryka e Rugovës të përjetohet edhe më shumë duke arritur të shijoni edhe nga lartësit nga ku do të keni pamje spektakolare të natyrës. Gjithashtu për adhuruesit e aventurave të shpellave këtu mund ta vizitojn një nga shpellat më atraktive në Kosovë e njohur shpella “Gryka e Madhe” e cila në brendin e saj ka pamje madhështore, stalagmite dhe stalaktite, ujëvare, përrocka etj apo të bëni edhe ngjitje në shkëmbinjë.

sqAlbanian
Scroll to Top