ÇFAR TË BËNI NË 72 ORË NË PEJË

DITA E PARË

Eksperiencen tuaj do ta nisni në lartësin mbidetare 530m që është qendra e qytetit dhe do të arini pikën kulminante në Pejë që është Guri i Kuq në lartësi prej 2522m.

First Day Ditën e parë ju sugjerojm që të kaloni me njohjen e qytetit të Pejës, historin, kulturat dhe traditat e këtij vendi dhe bukurit atraktive që ofron ky vend. Eksperiencen tuaj do ta filloni me vizitën e shtegut kulturor në Pejë mun nga qendra e qytetit. Ky shteg përmban 14 pika të trashëgimis së palujatshme të cilat paraqesin Pejën dhe zhvillimin e saj në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Iliro Dardane e deri në ditët e sotme. Ndër pikat që do të vizitoni janë: Shtëpit e vjetra të qytetit, shtëpit kulla, objekte religjioze si gjamia dhe kisha katolike dhe ortodokse, hamamin, mullirin e Haxhi Zekes etj. Ndërsa në muzeun e Pejës mund të merrni njohuri edhe për kulturën dhe traditat e banorve të këtij qyteti të cilat janë të prezantuara përmes artifakteve.

Në këtë ditë mund të vizitoni edhe parkun e qytetit (parku Karagaqi) dhe të vazhdoni për në shtegun e shëndetit e cila është një shteg rekreativ që kalon përgjatë lumit Limbardhi për të aritur në hyrjen e Grykës së Rugovës apo nëse keni edhe pak kohë gjatë ditës mund të bëni ecje rekreative në shtegun e Pishave apo Livadhin e Sakës.

DITA E DYTË

Second Day Ditën e dytë e filloni me aktivitetin malorë për pushtimin të njërës nga majet atraktive të Pejës që janë: Guri i Kuq 2522m, Çfërla 2461, Hajla 2403m, apo Vjellaku 2004m. Të gjitha këto maje janë shumë atraktive dhe secila është unike për nga eksperiencat dhe pamjet mahnitëse që ofrojn. Siq e do edhe tradita bjeshkatare në Pejë nisja për pushtimin e majeve malore duhet të bëhet pasi që të pihet kafja e mengjesit në një nga baret në sheshin kryesor të Pejës. Nëse vendosni të bëni ngjitjen në Gurin e Kuq apo në Hajle atëher ju nevoitet transport deri në pikat e caktuara ndërsa për ngjitjen në dy majet tjera Çfërla dhe Vjellaku ecja juaj fillon mu nga qendra e qytetit pa pasur nevoj për transport.

DITA E TRETË

DITA E TRETË Dita e tretë është ditë relaksimi dhe përjetimi. Këtë ditë të gjitha punët mund ti merrni të qetë. Vizita juaj që do ti bëni Ujvarës Drini Bardh do të jetë një eksperienc relaksimi duke përjetuar natyrën e bukur dhe peizazhin e kësaj ujvare e gjithashtu bukurit e shpellës Bukuroshja e Fjetur të krijuara me miliona vite. Pasditën ju sugjerojm të keni ndonjë aktivitet të aventures si Via Farrata, Zip Line, fluturim me paraglide apo edhe shëtitje me biciklet në pjesët e rafshta të qytetit dhe zonave rurale.

Nëse qëndrimi juaj nuk ju përshtatet me përshkrimet e më larta, atëher na shkruani në email më poshtë që t’ju ndihmojm më tepër për ta dizajnuar udhëtimin tuaj në mënyrë sa më të mirë dhe të përshtatshem për kohën që keni në dispozicion, për moshën tuaj, familjen apo edhe shoqërin tuaj.

sqAlbanian
Scroll to Top