PEJA NË 48 ORË

SHIJONI MË SHUMË - PEJA NË 48 ORË

Dy ditë nuk janë shumë për Pejën pasi që ka mjaft shumë të ofroj por edhe ju për dy ditë keni mjaft shumë të përjetoni.

Mos haroni kafen e mengjesit të shijoni në sheshin e bukur në qendrën e qytetit ndërsa eksperiencen tuaj do ta filloni me vizitën e shtegut kulturor në Pejë. Ky shteg përmban 14 pika të trashëgimis së palujatshme të cilat paraqesin Pejën dhe zhvillimin e saj në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Iliro Dardane e deri ne ditët e sotme. Ndër pikat që do të vizitoni janë: Shtëpit e vjetra të qytetit, shtëpit kulla, objekte religjioze si gjamia dhe kisha katolike dhe ortodokse, hamamin, mullirin e Haxhi Zekes etj. Ndërsa në muzeun e Pejës mund të merrni njohuri edhe për kulturën dhe traditat e banorve të këtij qyteti të cilat janë të prezantuara përmes artifakteve.

Në ditën e parë ju sugjerojm që të vizitoni gjithashtu ujëvaren e Drinit të Bardh e cila është një perlë e natyrës dhe është një zonë e mbrojtur me ligj që nga viti 1983 për shkak të peizazhit natyror, burimit dhe ujvarës, biodiversitetet dhe shpellës “Bukuroshja e Fjetur” e cila gjindet po në këtë pikë.

Dita e dytë do të jetë ditë për Aventura në natyrë. Ju sugjerojm që të vizitoni bjeshëkt e Rugovës e cila është pjesa më e bukur në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna. Këto bjeshke kanë natyrë të mrekuluueshme me plot peizazhe atraktive, biodiversitet të pasur, florë dhe faunë, liqej, lumenj, ujëvare etj. Atraksion i cili duhet të vizitohet janë dy liqejt e Rugovës (liqeni i Liqenatit dhe Drelajve). Shtegu për ti vizituar këta liqej nuk është i vështir dhe në një mesatare prej 2orësh ju do të arini tek liqejt.

Në pamundësi për të shkuar në bjeshkët ju sugjerojm që të zhvilloni aktivitetin e Via Ferrata, Zip Line apo ngjitje në shkëmbinjë të cilat mund ti realizoni në Grykën e Rugovës. Gjithashtu Peja ofron edhe shtigje të rekreative të shkurtëra që zgjasin 3 deri 4 orë e që ofrojn bukuri natyrore me pamje magjepse të qytetit. Pra, duke u bazuar në aftësit e juaja rekreative mund të bëni një përzgjedhje për që të gjith janë shumë mbreslënëse.

Mbrëmjet në Pejë janë kënaqësi dhe me plot defrim pasi që kohën tuaj do ta kaloni në ndonjë nga restorantet të cilat ofrojn ambient shumë të qetë dhe meny të ushqimeve tradicionale me plotë shije ndërsa dëfrimin tuaj mund ta vazhdoni në ndonjë nga baret e qytetit.

sqAlbanian
Scroll to Top