ECJE MALORE

Ecja malore është një nga aktivitetet më të popullarizuara në rajonin perëndimor të Kosovës ndërsa Peja veçohet për këtë me një traditë shumë të hershme duke filluar nga vitet 1928 me organizmin e shoqërisë së parë në Kosovë me emrin Gjeravica. Njëherit Peja është portë hyrëse në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe njihet si qyteti i bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Kosovë. Duke qenë edhe porta hyrëse në këtë park, nga qyteti i Pejës kalojn shumë bjeshkatarë, alpinist dhe adhurues të natyrës të cilët vizitojn këto pjesë malore jo vetëm për të kaluar vikendin por edhe për të realizuar ekspedita të ecjeve dhe pushtimin e majeve malore në parkun kombëtarë Bjeshkët e Nemuna apo siq njihen ndryshe tek popullata me emrat Alpet Shqipëtare dhe Bjeshkët e Bekuara.

Rugova, e cila është zona më e madhe malore në Bjeshkët e Nemuna i takon komunës së Pejës dhe ofron shumë mundësi atraktive për zhvillimin e aktivitetit të ecjes malore. Tani në këtë zonë malore janë zhvilluar shtigjet të cilat ofrojn eksperienca ditore, javore por edhe më të gjata të cilat zgjasin deri në 12 ditë dhe kalojn kufijt shtetëror, ndërsa këto shtigje janë të punuara në mënyrë shumë të përshtatshme për të gjitha moshat dhe gjinitë duke ofruar eksperienca për fillestarët e deri tek ata profesional.

Ajo çfarë e veçon Pejën është qasja e afërt me bjeshkët e saja dhe adhuruesit e ecjes dhe shumë turistë që vizitojn Pejën fillojn ecjen mu nga qyteti dhe qasën në bjeshkë për të vazhduar pastaj në shtigjet qa ata kanë zgjedh ti kalojn dhe ti përjetojn. Në këtë drejtim të gjith adhuruesit e ecjes dhe vizitorët tjerë në Pejë mund ti përjetojn shtigjet lokale të cilat zgjasin deri në 1 ditë kurse gjatësia arrinë deri në 20km, pastaj ato rajonale që mund të zgjasin deri në 1 javë dhe lidhin komunat e rajonit perëndimor mes vete që kanë gjatësi deri 110km apo ato ndërkufitare siq janë Majet e Ballkanit apo Via Dinarica që lidhin shtetin e Kosovës me Malin e ZI dhe Shqipërin dhe arrijnë gjatësi deri në 192km. Adhuruesit e këtij aktiviteti janë aktiv gjatë 4 stinëve (pranver, verë, vjeshtë dhe dimër) duke përjetuar bukurit e shumta natyrore e gjithashtu eksperiencat nga takimet me banorët lokal.

PUSHTIMI I MAJEVE MALORE

Maja më e lartë në komunën e Pejës është Guri i Kuq që arrin lartësin prej 2522m mirëpo Peja është qasje për në shumë maje tjera që gjinden në komunat tjera në bëjnë pjesë në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Andaj pushtimi i majeve duhet të filloj nga Peja.

Pushtimi i majeve malore apo aktiviteti alpin është mjaft i zhvilluar në Pejë dhe kjo daton që nga viti 1928 me themelimin e shoqatës së parë bjeshkatare në Kosovë e njohur me emrin “Gjeravica”. E gjith kjo është falë qasjes së lehtë në bjeshkët Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna nga qyteti, terreneve malore të përshtatshme për qasje në zonat më të thella malore, si dhe majet që i ofron vetë Peja. Janë disa maje të cilat kalojn nivelin e lartësis mbi 2000m mirëpo ato që janë më atraktive mund të ve-çojm Gurin e Kuq 2522m, Çfërla 2461, Hajla 2403m, Vjellaku 2014m, Rusolia2381m, Maja Hasanit 1900m etj.

Ajo që e bënë të veçuar Pejën është se disa nga majet si Çfërla, Vjellaku, maja e Hasanit, Maja e Kopranikut mund të realizohen duke u nisur nga qendra e qytetit pa pasur nevoj për mjetë transporti, ndërsa majet tjera duhet të udhëtoni për në zonën malore të Rugovës e cila nuk ka largësi të madhe dhe rruga deri tek pika ku do të filloni ngjitjen tuaj është shumë atraktive me shumë bukuri natyrore si ujvara, lumenjë, gryka, shpella, etj etj.

Për të bërë

Publikimet

sqAlbanian
Scroll to Top