Ujëvara e Drinit të Bardhë

Ujëvara e Drinit të Bardhë

Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës e cila duhet të vizitohet padyshim është edhe “Ujëvara e Drinit të Bardhë”. Ajo është një nga ujëvarat më spektakolare të Kosovës dhe një atraksion unik në komunën e Pejës e cila vizitohet nga turistët vendor dhe të huaj gjatë gjithë vitit. Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet që furnizon qytetin e Pejës me ujë të pijes. Vlenë të theksohet se me ujin e këtij burimi prodhohet edhe Birra Peja e njohur për kualitetin e saj të.

Buron rrënzë bjeshkës së Rusolisë, nga gurra e shpellës së Radacit në lartësi mbidetare prej 586m. Burimi me vëllimin e madhë të ujit krijon ujëvaren e bukur të Drinit e cila arinë gjatësi prej 30m. Në territorin e Kosovës – Drini i Bardhë gjarpëron për 122 km në drejtim veri-jug. Ai mbledh në vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4646 km2 bazeni i Drinit është më i madhi nga 4 bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.

Qasja për në burim apo tek “Ujëvara e Drinit të Bardhë” mund të bëhet nga dy anë: ku njëra anë të shpie nga rruga e hidrocentralit për të ndjekur pastaj shtegun e këmbësorëve përgjatë bukurisë së lumit Drini i Bardhë nën hijen e drunjëve dhe freskut që qarkullon përmes kanjonit në gjatësi deri në 400 m, si dhe qasja tjetër në drejtim të restaurantit Trofta e Drinit ku mund të afroheni me makinë deri te shtegu për të vazhduar ecjen deri te ujëvara.

Destinacionet për ti parë

sq