The museum of Peja

- HAPUR PËR VIZITOR : 08:30- 15:30
Për periudhën nga muaji Maj – Tetor muzeu mund të vizitohet edhe gjatë vikendeve me orar: 10:00 – 14:00 ~ Tel: +383 39 431 976 | Email: [email protected] | Adresa: Sheshi Haxhi Zeka.
Rreth Muzeut
I vendosur në sheshin Haxhi Zeka në një pikë mjaft qarkulluese e cila lidh pjesën e qendrës së Pejës me Çarshinë e vjetër gjindet Konaku i vjetër i Tahir Beut, një shtëpi e vjetër tradicionale e Pejës e ndërtuar në Shek. XVIII që ka shërbyer edhe si “konak” (bujtinë) për kalimtarët dhe tregëtarët e rastit nga vende të tjera, të cilët e kanë frekuentuar qytetin e Pejës për qëllime tregëtare. Brenda hapsirave të kësaj shtëpie që përbëhet nga kati përdhes dhe kati i parë, janë 2 ekspozita (etnologjike dhe arkeologjike) me afro 2000 eksponate, të cilat prezantojnë historinë e Pejës në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Ilire, e deri në ditët e sotme.
Vlera edhe më e madhe e këtij muzeut tregohet në dinamiken e aktiviteteve. Pothuajse gjatë gjith vitit stafi i tij organizon aktivitete të ndryshme me gjenerata të ndryshme të qytetarve të cilat kanë për qëllim ruajtjen e tashëgimis kulturore, prezantimin e sajë, edukimin e gjeneratave të reja si dhe promovimin e trashëgimis së Pejës në nivel nacional dhe ndërkombëtar. Ky muze njëherit është në shërbim të të gjithë qytetarve të gurpmoshave dhe nacionaliteteve të ndryshme.

Historiku i Muzeut të Pejës
Muzeu i Pejës është Institucion kulturor që trajton ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimis kulturore dhe vepron në kuadër të komunës së Pejës. Është themeluar në vitin 1971 i emëruar si “Muzeu i Revulucionit” dhe ka shërbyer për prezantimin e materialit historik mbi Luftën Nacional Çlirimtare (LNÇ) gjatë Luftës së Dytë Botërore që është zhvilluar në territorin e Komunës së Pejës. Në vitin 1977 themelohet “Muzeu Etnologjik” me qëllim të promovimit të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të Rajonit të Pejës. Edhe pse ishte themeluar më heret, veprimtaria e saj ka filluar në vitin 1983 në hapësirat e Bashkësis së Kulturës (tani Shtëpia e Kulturës), për tu vendosur pastaj në ”Konakun e Tahir Beut” në vitin 1989, ku edhe tani zhvillon veprimtarin e saj. Në vitin 1992 është bërë bashkimi i këtyre dy muzeve duke vepruar në të njëjtin object, konakun e Tahir Beut si “Muzeu Rajonal i Pejës – Sektori i Etnologjisë” në të cilin njëhkohësishtë janë zhvilluar aktivitete edhe në sektorin e arkeologjisë dhe historisë. Me qëllim që ky muze të zhvillohet edhe më shumë në sektor tjerë, Kuvendi Komunal në vitin 2015 ka aprovuar Statutin e ri të Muzeut ku është ndryshuar edhe emri nga “Muzeu Rajonal i Pejës – Sektori i Etnologjisë” në “Muzeu i Pejës”.
Muzeu i Pejës ka një fond prej afro 2000 objekteve muzeore, gjegjësisht eksponateve etnologjike, artefakteve arkeologjike dhe dokumenteve historike, të cilat janë koleksionuar gjatë shumë viteve pune në terren por edhe falë donacioneve të qytetarëve dhe Muzeut të Kosovës. Një numër i konsiderueshëm i këtyre objekteve muzeore janë të paraqitura në dy ekspozita permanente, ekspozitën etnologjike dhe ate arkeologjike dhe prezentojnë trashëgiminë e pasur dhe të larmishme kulturore materiale dhe shpirtërore të Rrafshit të Dukagjinit, një trashëgimi që është zhvilluar gjatë periudhave të ndryshme kohore dhe nën ndikimin e kulturave të ndryshme, të cilat kultura edhe janë gërshetuar mes vete, që shihet qartë në të gjitha fushat dhe aspektet jetësore si në: veshje, arkitekturë, zhvillimin e jetës sociale, kulturore, ekonomike, etj.