Speleologjia

Speleologjia

Speleologjia është një aktivitet që në Pejë ka filluar të zhvillohet mjaft heret dhe ka një bagazh të madh në këtë drejtim si në hulumtimet e shpellave ashtu edhe udhëheqjen e grupeve turistike. Pothuajse çdo vitë në Pejë arrijnë ekipe të ndryshme të speleologëve të cilët bëjnë hulumtime në shpellat e Pejës dhe kjo është duke zgjatur me vite të tëra pasi që kanë zbuluar shpella të mëdha të cilat kërkojn kohë dhe ekpertiza të gjata për tu hulumtuar. Dy shpellat kryesore dhe më atraktive në rajonin perëndimor të Kosovës gjinden në Pejë dhe janë të vendosura në vendet më atraktive turistike si Gryka e Rugovës dhe Ujëvara e Drinit të Bardhë.

Shpella “Gryka e Madhe” e cila gindet në Grykën e Rugovës, 8km larg nga qyteti i Pejës, është një mega atraksion e cila është në hulumtim të vazhdueshëm nga ekspert të speleologjis nga vende të ndryshme të botës. Kjo shpellë deri më tani është hulumtuar deri në 16km kanale dhe hulumtimi i saj vazhdon ende dhe do të zgjasë edhe për shumë vite. Veçohet për nga bukurit mahnitëse që gjinden në të si kanale dhe galeri (dhoma) me përmasa të mëdha të cilat përmbajn krijime natyrore me miliona vite të stalagmiteve, stalaktiteve etj. Ajo që e bënë interesante këtë shpellë është gjithashtu pranija e ujit në të ku gjatë ekspeditës suaj do të keni mundësi të shihni liqej të vegjël, procka uji, ujëvare të vogla etj. Kjo shpellë është unike dhe radhitet nga 10 shpellat në botë sepse ka ngjitje në menyrë vertikale e cila arrinë mbi 300m. Për ta realizuar ekspeditën në këtë shpellë duhet të jeni grup i organizuar dhe të keni pak eksperienca në aktivitete rekreative.

Ndërsa shpella tjetër gjindet në fshatin Radac afër ujëvarës dhe burimit të Dirnit të Bardhë, 11km larg nga qytetit i Pejës. Edhe kjo është një shpellë shumë atraktive dhe ndryshe njihet edhe me emrin “Bukuroshja e fjetur”. Kjo shpellë pas intervenimeve të vogla në infrastruktur që janë bërë, është arritur të hapet dhe të ofrohet për vizitorë gjatë gjith vitit por kjo shpellë shërben edhe për aktivitete edukative të cilat organizohen me shkolla etj. Edhe në këtë shpellë gjinden galerit e ndryshme në të cilat gjinden stalagmite dhe stalaktite të cilat ofrojn bukuri të mahnitëshme të krijuara nga natyra me vite të tëra. Tërrësia e shpelle përbehet prej tri pjesëve: kanalit hyrës, galerisë qendrore dhe kanalit te vaskave. Nga arkeologët paraqitet si shpellë ë ecila dikur ka qenë e banueshme.

sq