Ski dhe Ecje Dimërore

Ski dhe Ecje Dimërore

Përveç Pejës, e cila gjatë dirmit mbulohet me borë e sidomos natët që shëndrohen në atraksion për qytetarët dhe vizitorët është edhe zona malore e Rugovës e cila ofron eksperiencat më të bukura për të gjith ata që vizitojn Pejën e sidomos për adhuruesit e skive dhe ecjes në borë.

Fshati turistik Bogë është një nga fshatrat më turistik në destinacionin e Pejës i cili vizitohet gjatë tërrë vitit e veçanarishtë në sezonën e dimrit. Është i vendosur 36km në perëndim të qytetit të Pejës dhe qasja në të është shumë e lehtë pasi që rruga është e gjitha e asfaltuar dhe mirëmbahet gjatë gjith kohës. Në këtë fshatë është i zhvilluar shtegu i skive dhe skilifti i cili ofron kushte të mira për të gjith adhuruesit e skive duke filluar nga ata të nivelit bazik e dëri në nivelin e avancuar. Në këtë fshat tani ekzistojn edhe shkollat e skive ku prindërit që adhurojn sportet dimrore mund ti ofrojn kurse për fëmijet e tyre duke filluar nga ato bazike e deri në ato profesionale të cilët me eksperiencat të cilat mund ti marrin mund të jenë të gatshëm për pjesmarrje në garat e skive. Gjithashtu nga ky fshat janë të lidhura shtigjet për ecje ku vizitorët mund ti bëjnë ecje ditore me papuqe bore duke shijuar pamjet e bjeshkëve të Rugovës. Për të gjith adhuruesit e jetës së natës dhe ato shoqëri që dëshirojn ta kalojn kohën së bashku duke u shoqëruar dhe vallëzuar nën tingujt e muzikës në këtë fshatë në bare dhe restorane të ndryshme ofrohen mundësi të argëtimit ku njëherit do të shijoni edhe recetat e ushqimeve tradicionale të vendit.  

Liqejt e Rugovës gjatë dimrit: Një zonë mjaft atraktive është edhe zona e Liqenatit të Kuqishtës e cila gindet në pjesën perëndimore të Pejës në lartësi mbidetare prej 1460m. Kjo është shëndruar në një zonë mjaft atraktive duke ofruar eksperienca të bukura natyrore me pamje magjepse të vargëmaleve të Rugovës, akomodim të rehatshëm si dhe ushqime tradicionale për të gjith adhuruesit e natyrës. Ky fshat turistik është edhe më specifikë gjatë sezonës së dimrit. Bukuria e saj vie në pah atëher kur pishat e larta të cilat arrijnë lartësin mbi 20m dhe e rrethojn këtë zonë turistike mbulohen nga bora duke krijuar një ambient shumë të ngroht dimëror për të gjith turistët që përjetimet e tyre të jenë të paharuara. Ajo që e bënë këtë zonë turistike edhe me unike dhe ofron përjetime të veçanta për të gjith vizitorët, janë liqejt e Rugovës që gjinden në lartësi prej1860m. Ata, adhurures të ecjes në natyrë mund të bëjnë ecje me papauqe bore për ta arritur këtë zonë atraktive ku do ti gjejnë liqejt e ngrirë dhe mund të futen edhe brenda liqejve pasi që shtresa e akullit është mjaft e madhe. Gjithashtu territory i Rugovës përmes 13 fshatrave që gjinden në të ofron mundësi të ecjes ku pas cdo ditë ecje në borë do të arrini tek fshati tjetër për tu vendosur në akomodime të tipit Guesthouse tek banorët lokal duke përjetuar gjithashtu ushqime tradicionale dhe eksperienca lokale.

sq