Parku i Karagaqit

Parku i Karagaqit

Parku i Karagaqit (nga Turqishtja mal i zi) është një bukuri atraktive natyrore e krijuar nga dora e njeriut dhe e plotësuar dhe gjallëruar gjithnjë me vite të tëra nga vetë natyra duke u bërë vlerë që tani ndikon edhe në identitetin e qytetit të Pejës dhe njëherit shfrytëzohet për promovim të një ambienti të qëndrueshëm. Është një atraksion i vërtet i cili shfrytëzohet maksimalisht nga banorët e Pejës për të kaluar kohën nën bukurit e natyrës, për të furnizuar trupin me ajër të pastër e gjithashtu për të realizuar aktivitete rekreative. Ndryshon në çdo stinë të vitit dhe është unike në çdo stinë për nga pamjet por veçohet në sezonën e vjeshtës për nga koloriti i saj.

Sipas disa gojdhënave nga të moshuarit kuptojm së ky park është ndërtuar në vitin 1929. Parku është dizajnuar nga një inxhinjeri Rus mbi tokën ku më parë ishin varezat dhe në atë koh ishte rradhit ndër parqet më të bukura. Mu në qendrën e tij është i vendosur liqeni ndërsa atë e rrethojn shtigjet e ecjes, rekreacionit dhe vrapimit të cilat kanë gjatësi të ndryshme dhe të dizajnuara për zhvillim të aktiviteteve rekreative për të gjitha moshat, ndërsa në pjesën jugore janë të vendosura këni i lodrave për fëmijë, këndi i ushtrimeve dhe fusha e sportit. Në përbërjen e saj ka një llojllojshmëri të florës ndërsa nën gjelbërimin e tyre strehohen edhe gjallesa të ndryshme si zvaranik dhe lloje të ndryshme të shpezëve.   

Vlerë e shtuar e këtij parku tregon shfrytëzimi i tijë nga sportistët e shumtë të cilët janë pothuajse çdo ditë aty që nga mëngjesi e deri në mbrëmje për ti zhvilluar trajnimet e tyre. Tani në këtë park gjithashtu organizohen shumë aktivitete tjera kulturore dhe edukative. Ndër to është shfaqja e filmave të animuar nga festivali “Anibar”, organizmi i festivalit të muzikës “Into the Park” si dhe vizita nga shkollat ku trajtohen temat edukative.