Të vizitosh Pejën dhe Grykën e Rugovës është e domosdoshme që ta sprovosh vetën në aktivitetin e ngjitjes rekreative e cila të jap adrenalin dhe eksperienca të paharuara. Ngjitja ka filliuar të bëhet ofertë unike dhe Peja gjithnjë është duke u shëndruar në destinacoin të ngjitjes në shkëmbinjë e kjo falë kërkesës e cila është duke u rritur gjithnjë nga turistët që kërkojn këtë lloj aktiviteti të aventurës. Pothuajse shumica e turistëve që vizitojn Pejën dhe kanë arritur në këtë këtë destinacion për ndonjë qëllim të ndryshëm, së paku një ditë e rezervojn aktivitetin e ngjitjes në shkëmbinjë me qëllim që të përjetojn aventura shpirtërore dhe eksperienca unikë që ofrohen nga ngjitja në rajonin e Bjeshkëve të Rugovës. Ky aktivitet në Pejë ka filluar të zhvillohet që nga viti 2002 në Grykën e Rugovës.
Janë të hapura më shumë se 60 vija të ngjites të cilat kanë gjatësi nga 10 deri në 200m ndërsa vështirësisa e tyre sillet nga 5a deri në 8a+. Shumica e vijave për ngjitje janë të koncentruara në grykën e Rugovës mirëpo ka edhe në pjesë tjera të Rugovës të cilat plotësojn ofertën turistike në Pejë. Në sezonës së verës pothuajse çdo ditë sheh ngjitësa të cilët zhvillojn këtë aktivitete në Grykën e Rugovës apo edhe në pjesët tjera të Rugovës. Disa zona ofrojn kushte për të realizuar edhe kamping ndërsa gjatë ditës bëjnë ngjitje.