Maja e Rusolisë

Maja e Rusolisë

Bjeshka e Rusolis është një ndër bjeshkët atraktive të Kosovës e cila shtrihet në pjesën veriore të Pejës në kufij me Malin e Zi.  Pika më e alrtë e kësaj bjeshke është maja me emërin e njejt si “Maja e Rusolis” dhe rradhitet në majet që arrinë lartësin mbi 2000m. Pika më e lartë e Rusolis arrin lartësin mbidetare prej 2381m (7815ft). Maja e Rusolisë është një nga atraksionet e parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna e gjithashtu një atraksion edhe në Kosovë e cila pushtohet në stinë të ndryshme nga shumë bjeshkatar, alpinistë dhe adhurues të natyrës. Është pikë mjaft strategjike e cila lidh bjeshkën e Istogut me bjeshkët e Rozhajes nga Mali i Zi si dhe bjeshkët e Pejës.

Pushtimi i kësaj maje mund të bëhet nga dy drejtime. Njëri mund të bëhet duke ndjekur rrugën e Grykës së Rugovës për tu qasur pastaj në fshatin Shtupeq i madh, Podi Jakupit dhe Shtedim ku pajstaj mund të filloj ngjitja, si dhe drejtimi tjetër duke ndjekur rrugën e Lipës për të arritur në bjeshkën e Rusolis dhe për të vazhduar ngjitjes. Në përgjithsi nga të dy anët pushtimi i kësaj maje nuk është e vështirë andaj kjo maje është shumë atraktive për çdo bjeshkatar apo edhe vizitor të cilët dëshirojn të kalojn një ditë atraktive në natyrë duke shijuar peizazhe të bukura natyrore dhe duke zhvilluar aktivitet rekreativ.

Majat atraktive të Pejës

sq