Liqejt e Rugovës

Liqejt e Rugovës

Nëse interesoheni për natyrën e Kosovës dhe Pejës që të gjeni informacione përmes internetit, atëher së pari do të ju paraqitet treva malore e Rugovës (parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna) e cila ka një natyrë të mbushur plotë me bukuri dhe peizazhe natyrore, vegjetacion malor, me florë dhe faun shumë të pasur, ujëra, ujëvare, burrime, lumenjë etj. Por ajo që e bënë këtë trevë malore të jetë edhe me unike duke ja ngritur vlerat natyrore janë dy liqejt e Rugovës që gjinden në lartësi mbi 1800m. Është një destinacion që duhet të vizitohet ndërsa për ti vizituar dhe përjetuar këta dy liqej pikënisja juaj do filloj nga lagja e njohur e fashtit Kuqishtë si Liqenati i Kuqishtës që gjindet në lartësi mbidetare prej 1680m. Pas një ecje jo të veshtirë dhe me gjatësi kohore mesatarisht prej 2 orësh ju do të arrini te pika e synuar apo tek Liqeni i Liqenatit.

Liqeni i Liqenatit (Liqeni i Kuqishtës apo Liqeni i Madhë) është një bukuri e rallë natyrore, një liqe mjaft atraktiv i paprekur nga dora e njeriut dhe i mbushur me plotë ujë nga burimet e kthjellët si kristali si dhe nga të reshurat që krijohen nga bora gjatë dimrit. Paraqet një liqe të integruar në mënyrë përfekte me natyrën duke e bërë këtë vend shumë atraktiv dhe unik për vizita. Ky është liqeni i liqenatit tek i cili tani keni arritur dhe jeni duke e përjetuar. Shtrihet në lartësi mbidetare prej 1860m ndërsa sipërfaqja e saj është 40X60m ndërsa thellësia arrinë deri në 7m. Vlenë të përmendet se në këtë liqe jeton gjallesa në form të hardhucës e cila njihet si Tritoni. Është amfib me bisht e cila ka një gjatësi prej 11cm deri në 18cm. Gjatë sezonës së pranverës e deri në vjeshtë jeton në ujë të liqenit ndërsa në dimër ikin nga liqeni dhe strehohen diku brenda pyllit ku ka vende me lagështi dhe hije për tu kthyer prap në pranverë. Gjatë ecjes suaj për tek liqeni i Drelajve ju do të kaloni një shteg shumë atraktiv i cili kalon përgjatë një zone alpine malore të kombinuar me vegjetacion të lartë si pyje me bre, pisha etj por gjithashtu edhe me vegjetacion të ulët ku gjatë shtegtimit tuaj do të hasni në fruta mali si boronica, manafera etj.

Liqeni i Drelajve (Liqeni i Vogël) gjindet në lartësi mbidetare 1800m dhe krijohet nga mbledhja e ujrave nga të reshuart. Për të parë bukurin e këtij liqeni më së miri është që të vizitohet në pranverë për shkak të bollëkut më ujë. Ka një ngjyrë të kaltër si ngjyra e syve të njeriut andaj edhe shikimi në të do t’ju bëjë për vetën. Gjatë shtegtimit para se të mbërini te liqeni i Drelajve gjindet një burim uji i cili sipas gojëdhënave të barinjëve është burimi më i mirë në të gjith territorin e Rugovës. Këto janë dy liqej më të bukur që këto bjeshkë i bëjnë unike dhe shumë visitor gjatë gjith vitit i vizitojn dhe kalojn kohë të bukur në këta liqej.Lugu i Shkodres është pjesë e shtegut të liqejve që lidh bjeshkët e Pejës me ato të Deçanit dhe të Plavës. Përveq që është një pjesë atraktive natyrore, kjo ka historin e saj kombëtare si pjesë e lidhjes së trevave malore në mes të territoreve të bejshkëve te Nemuna në mes të Kosovë, Shqipëris dhe Malit të Zi. Ka qenë rrugë lidhëse e karavaneve tregëtare dhe lidhje në mes të popullatës shqipëtare në këto treva malore. Njejt në pjesën e fshatit turstik Thethi gjindet “Çafa e Pejës” që tregon se dirkur këto vende kanë qenë pika kyqe për lidhjen e popullatës në mes të tyre.