Si të arrini në Pejë?

Kosova shtrihet në Evropën Juglindore apo në pjesën qëndrore të Gadishullit Ballkanit. Është shteti më i ri në këtë rajon i shpallur në vitin 2008 duke u bërë pjesa e fundit e shkëputur nga Ish-Jugosllavia. Kufizohet me shtetin e Shqipëris, Maqedonis veriore, Serbis dhe Malit të ZI. Popullata e Kosovës është 1.8 milion ndërsa territori i saj është 10.880km2. Peja radhitet ndër qytetet e mëdha të Kosovës me 100.000 banor dhe shtrihet në veri-perëndim të Kosovës. Është një qytet leht i arritshëm fal pozitës së shtrirjes dhe krijimit të infrastrukturës transportuese të mirë. Që të arihet deri në Pejë ju mund të përdorni transport sipas komoditetit dhe çmimit që ju përshtatet më shumë.

Udhëtimi me Aeroplan realizohet përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” i cili gjindet 10km larg nga kryeqyteti i Prishtinës apo 70km larg nga destinacioni turistik i Pejës. Për më shumë informata mund të shiqoni Webfaqen www.airportpristina.com

Nga aeroporti për të arritur në qytetin e Pejës mund ta bëni në dy mënyra:

  • Me taxi që mund ti gjeni në aeroport apo para ardhjes suaj të kontaktoni taxit në Pejë që mund t’ju ofrojn shërbimin e transportit me shumë komoditet.
  • Me autobusin publik i cili qarkullon nga aeroporti për në stacionin kryesor të autobusve në kryeqytetin e Prishtinës e pastaj të merrni autobusin për në qytetin e Pejës. Autobusi për në qytetin e Pejës niset nga peroni numër 1 ndërsa për orarin e udhëtimeve shiqoni në linkun www.sap-rks.com apo orari i linjes Aeroport – Prishtinë në linkun http://trafikurban-pr.com/shq/aeroportline-orari.html

Udhëtimi me Tren poashtu është një nga mundësit që mund ta shfrytëzoni për të arritur në qytetin e Pejës e ku gjatë udhëtimit do të keni mundësi të shijoni panorama magjepëse të natyrës dhe bukurit e fshatrave autentike. Qarkullimi me tren ka shtrirje në nivel rajonal dhe lokal si:

  • Lidhja rajonale Prishtinë – Shkup (Maqedonia e Veriut) prej nga pastaj mund të udhëtoni në shtetet tjera të botës.
  • Ndërsa në qarkullim brenda Kosovës është funskionale linja Prishtinë – Pejë e cila zhvillohet dy her në ditë dhe udhtimi zgjat 2 orë. Nga stacioni për arritur në qendër të qytetit mund të merrni taxi apo edhe në këmbë pasi që vetëm 15min ecje jeni larg nga qendra. Për më tepër informata vizito  www.trainkos.com

Udhëtimi me Autobus vepron çdo ditë nga shtetet që e rrethojn Kosovën e poashtu edhe nga shtetet tjera të Evropës, ndërsa lidhja e destinacionit të Pejës me qytetet tjera brenda Kosovës funksionon në mënyrë shumë të mirë. www.sap-rks.com

Udhëtimi me Makinë është transporti më i zhvilluar në Kosovë. Kosova është radhitur edhe si shteti me infrastruktur rrugore më të mirën në krahasim me shtetet fqinje ku ka ndërtuar sistemin e autoudhave që lidhin shtetet fqinje me Kosovën si dhe lidhjen e qyteteve brenda Kosovës me qëllim të krijimit të një qarkullimi sa më të lehtë dhe më të përshtatshëm si për banorët e saj e gjithashtu edhe turistët. Çasja përmes transportit rrugorë në Kosovë mund të bëhet përmes pikave kufitare si më poshtë:

Maqedonia e Veriut: Hyrja mund të behet përmes pikës kufitare të “Hanit të Elezit” nga ku pastaj duhet ndjekur autoudhën për në Prishtinë dhe Pejë.

Shqipëria: Hyrja nga Shqipëria mund të bëhet përmes pikës kufitare “Qafa e Morinës” duke ndjekur autoudhën nga Prizreni – Prishtinë – Pejë, ndërsa përmes pikës kufitare “Çaf-thanë” mund të arrini përmes Junikut – Deçan – Pejë.

Mali i Zi: Hyrja nga Mali i Zi bëhet nga pika kufitare e “Kullës” e cila gjindet në veri të Pejës dhe ka largësi vetëm 30km nga qyteti i Pejës.

Serbia: Hyrja përmes shtetit të Sërbis bëhet në pikën kalimtare të “Merdares” ku pastaj duhet ndjekur autoudhën e Prishtinës dhe Pejës

Informacion i nevojshëm

Vizat dhe hyrja në Kosovë

Për shumicën e vendeve të botës nuk aplikohet regjimi i vizave për turistët të cilët e vizitojn Kosovën. Por sigurohuni që të kontrolloni informacinin online në faqen e Ministris së Punëve të Jashtme të Kosovës apo kërkoni informata në ambasadat e Kosovës që gjinden në pikën më të afërt të vendit tuaj.

Ambasadat në botë: Në linkun më poshtë mund ti gjeni ambasadat e Kosovës dhe kontaktet e tyre në vende të ndryshme të botës.

https://www.mfa-ks.net/misionet/493/ambasadat-e-republiks-s-kosovs/493

Lista e shteteve të cilat nuk kan nevoj të pajisen me viza për të vizituar Kosovën.

https://www.mfa-ks.net/sherbimet_konsullore/504/shtetet-t-cilat-nuk-kane-nevoj-pr-viz/504

Gjuhët zyrtare

Gjuhë të cilat fliten zyrtarisht në Kosovë janë gjuha Shqipe dhe ajo Serbe. Ndërsa varësisht nga komunat fliten edhe gjuha boshnjake, turke dhe rome.

Monedha dhe Bankat

Monedha zyrtare e cila qarkullon në Kosovë është Euro andaj të gjith ju që dospononi monedha tjera duhet të bëni ndryshimin në Euro në banka apo në pika të caktuara ku bëhet ndrimi i monedhave (Exchange) pasi që në dyqane apo vende tjera nuk pranojn monedha tjera. Orari i punës në të gjitha bankat që ofrojn shërbime është 08:00 deri 17:30. Të gjitha bankat komerciale disponojn me ATM në të gjithë Kosovën që mund të përdoren me karta debiti dhe krediti ndërkombëtare.

KALENDARI I FESTAVE ZYRTARE NË REPUBLIKEN E KOSOVËS

Në kosovë në përgjithsi janë 15 festa shtetrore ku gjatë këtyre ditëve institucionet shtetërore nuk punojn. Më poshtë në link gjeni listën e festave.

https://www.rks-gov.net/AL/f191/publikimet/festat-zyrtare-ne-republiken-e-kosove

Pikat Informative