HAJLA

HAJLA

E vendosur në veri-perëndim të Pejës apo në veri të trevës malore të Rugovës, maja e Hajlës e cila arrin lartësin prej 2403m(7884ft) është një nga majet magjepse dhe atraktive për ta pushtuar në të gjitha stinët e vitit. Njëherit ngjitja në këtë maje realizohet nga shumë grupe bjeshkatare të cilët organizohen nga shoqatat bjeshkatare por edhe shoqërit tjera si dhe adhuruesit të natyres nga Kosova por edhe ata ndërkombëtar të cilët shtegtojn në shtigjet ndërkufitare Majat e Ballkanit, Via Dinarica dhe Accursed Mountains Experience ndërsa ngjitësit profesional të cilët kan synime të pushtimit të majeve të larta botërore realizojn ushtrime në këtë maje me qëllim që të arrijnë kondicionin fizik. Kjo maje ndan kufirin me komunën e Rozhajes në Malin e Zi andaj pushtimi i saj realziohet nga shumë bjeshkatar dhe alpinist edhe nga ana e Malit të Zi.

Ngjitja e saj mund të bëhet nga fshati Reka Allagës, Koshutani apo edhe nga Shkreli. Të tri shtigjet të cilat të drejtojn në ngjitjen e kësaj maje janë të dizajnuara në mënyrë perfekte duke drejtuar ecjen tuaj në pjesët më të bukura malore, në pjesë me biodiversitet të florës dhe faunës (është zonë e njohur për lulen Ylli Alpin apo siq njihet Edelweiss), përmes kullosave në pjesët që ofrojn pamje spektakolare të bjeshkëve të Nemuna, pamjet e majeve Gjeravica, Guri Kuq, Çfërla, Marijashi e deri tek majet atraktive në zonën e Shqipëris dhe Malit të Zi. Tani banorët e këtyre fshatrave kanë krijuar ofertat e tyre turistike të cilët ofrojn akomodim dhe ushqime tradicionale për ta bërë edhe më tepër udhëtimin tuaj sa më atraktiv dhe me plot eksperienca lokale.