Guri i Kuq

Guri i Kuq

Guri Kuq është maja më e lartë në komunën e Pejës e cila arrinë lartësin në 2522m (8275ft) dhe njëherit është maja më atraktive në Pejë në të cilën ngjitja realizohet në të gjitha stinët nga bjeshkatarët dhe alpinistët nga e gjith Kosova por edhe nga rajoni dhe Evropa. Gjindet në pjesën qëndrore të Bjeshkëve të Nemuna apo në jug-perëndim të bjeshkëve të Pejës. Për të gjith ata që dëshirojn ta pushtojnë këtë maje duhet ta planifikojn që aktivitetin e tyre të fillojn herët në mëngjes me qëllim që ecja juaj të mos jetë e shpejt dhe të keni kohë të mjaftueshme që të përjtoni bukuri magjepëse natyrore që ofron kjo pjesë e bjeshkëve të Pejës. Maja e Gurit të Kuq është kurora e Pejës andaj edhe pamjet që ofrohen nga maja janë mahnitëse dhe pothuajse mund të shihni bjeshkët e Nemuna në 360°. Majet atraktive si Gjeravica 2656m dhe Marijashi 2530m, Çfërla 2461 etj janë disa pamje atraktive që mund ti përjetoni kurse vargmalet e bjeshkëve të Nemuna dhe ato të Sharit të cilat shtrihen njëra pas tjetrës me kurorat e tyre ju japin kënaqësi të vërtet me plotë ndjenja shpirtërore. 

Ngjitja në këtë maje mund ta realizoni në tri drejtime si: shtegu i Liqenatit, shtegu i Liqnati i Drelajve apo shtegu i bjeshkës së Lumbardhit. Të tri shtigjet janë shumë atraktive dhe unike për nga përjetimet që do ti kaloni gjatë ecjes suaj. Ecja për në këtë maje i takon vështirësis mesatare (pra nuk ka vështirësi të madhe) dhe mund të bëhet pothuajse nga të gjitha moshat të cilët kanë një kondicion fizik të qëndrueshëm. Shtegu i Liqenatit është me unik nga shtigjet tjera dhe në këtë shteg do të përjetoni më tepër atraksione natyrore. Ky shteg kalon përgjatë liqenit të Liqenatit dhe Drelajve të cilat gjinden në lartësi prej 1860m për të vazhduar pastaj ngjitjen përgjatë shtegut Lugu i Shkodrës e cila njihet si zonë ku në të kaluarën e largët kanë qarkulluar karavanet tregëtare nga Raguza (Dubrovniku i sotëm) për në Shkodër në Pejë dhe tutje. Njëherit në këtë shteg kalojn edhe shtigjet ndërkufitare “Majat e Ballkanit” dhe “Via Dinarica” të cilat tani janë brende internacionale dhe shumë vizitor nga e gjith bota përjetojn këto bukuri gjatë ecjes së tyre.  

Lugu i Shkodres është pjesë e shtegut të liqejve që lidh bjeshkët e Pejës me ato të Deçanit dhe të Plavës. Përveq që është një pjesë atraktive natyrore, kjo ka historin e saj kombëtare si pjesë e lidhjes së trevave malore në mes të territoreve të bejshkëve te Nemuna në mes të Kosovë, Shqipëris dhe Malit të Zi. Ka qenë rrugë lidhëse e karavaneve tregëtare dhe lidhje në mes të popullatës shqipëtare në këto treva malore. Njejt në pjesën e fshatit turstik Thethi gjindet “Çafa e Pejës” që tregon se dikur këto vende kanë qenë pika kyqe për lidhjen e popullatës në mes të tyre.

Majat atraktive të Pejës

sq