Gryka e Rugovës

Gryka e Rugovës

Gryka e Rugovës është bukuria e trevës malore të Rugovës dhe perla e Pejës e cila fillon vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Pejës. Ka gjatësi prej 12 km prej nga pastaj fillon të hapet në bjeshkët e Rugovës. Lumi Lumbardhi, i cili buron në bjeshkët e Nemuna dhe gjithashtu krijohet nga burimet dhe rrjedhat e lumejve dhe prockave të Rugovës e ndan këtë zonë malore në dy pjesë dhe njëherit gjarpëron përgjatë grykës për të kaluar pastaj përmes qendrës së qytetit dhe për tu lidhur më lumin Drinin e Bardh i cili ka burimin gjithashtu në Pejë. Lumbardhi ka gjatësi prej 56 km ndërsa karakteristikë e saj është vrullshmëria e madhe e ujit e cila e ndan këtë Grykë në dy pjesë duke i dhënë madhështinë me shkëmbinjtë kolosal të cilat arrijnë lartësinë deri në 1000m. Ajo çfarë e bënë edhe më të bukur dhe interesante Grykën e Rugovës janë ujëvarat të cilat rrjedhin mu nga mesi i shkëmbinjëve duke krijuar panorama madhështore si dhe llojet e ndryshme të florës të cilat rriten gjithashtu mu në mes të shkëmbinjëve duke shfaqë madhështin e natyrës si dhe bukurin e kësaj gryke.

Duke e vlerësuar potencialin natyror, rëndësin gjeologjike, hidrologjike, peisazhore, speleologjike, botanike, ambientale dhe duke e parë mundësin e paraqitjes si një atraksion unik e cila do të ndikoj në ngritjen e vlerave dhe zhvillimin e turizmit në Pejë dhe në Kosovë qysh në vitin 1988 Gryka e Rugovës është vënë nën mbrojtje si “Monument Natyre”.Tani gryka e Rugovës vizitohet gjatë gjith vitit nga turistë nga e gjith bota por gjithashtu edhe nga banorët lokal të cilët zhvillojn aktivitete rekreative çdo ditë. Është shumë unike dhe në çdo stinë të vitit i tregon vlerat e saja, ndërsa pamjet spektakolare të kësaj gryke ndryshojn pothuajse edhe gjatë orëve brenda ditës.

Pjesë përbërse apo ikonë e Grykës është ura Harkore e Gurit e cila njëherit është trashëgimi kulturore nën mbrojtje dhe gjindet në kilometrin e 5 të rrugës kryesore Pejë-Rugovë. Njëherit kjo urë harkore e gurrit paraqitet edhe si simbol në stemen e komunës së Pejës dhe përdoret si një nga pikat e identitetit të Pejës. Gjithashtu panoramen e bukur të grykës së bashku dhe urën mund ta gjeni edhe në llogon e birrës më të mirë në Kosovë “Birra Peja” e cila prodhohet që nga viti 1971. Me zhvillimin e shtigjeve rekreative të Via Ferrata është krijuar mundësia që Gryka e Rugovës të përjetohet edhe më shumë duke arritur të shijoni edhe nga lartësit nga ku do të keni pamje spektakolare të natyrës ndërsa përmes Zip Line do të përjtoni një eksperienc të fluturimit me 640m përgjatë Grykës. Gjithashtu për adhuruesit e aventurave të shpellave këtu mund ta vizitojn një nga shpellat më atraktive në Kosovë e njohur shpella “Gryka e Madhe” e cila në brendin e saj ka pamje madhështore, stalagmite dhe stalaktite, ujëvare, procka etj apo të bëni ngjitje në shkëmbinjë.

Destinacionet për ti parë

sq