Fluturimi mbi Pejë

Fluturimi mbi Pejë

Fluturimi mbi qytetin e Pejës është një eksperiencë krejtë ndryshe nga eksperiencat tjera rekreative që ofrohen në qytetin e Pejës. Të përjetosh Pejën nga toka është një eksperienc unike por të përjetosh nga ajëri është një eksperiencë e cila do t’ju mbes gjithmon në kujtimet tuaja. Bukuria e qytetit, lumi i cili kalon përgjatë qytetit duke ndarë në dy pjesë, parqet dhe oazat e gjelbërta, panorama e Grykës së Rugovës dhe kurorat e majeve malore, majet e bjeshkëve mbi 2000m dhe shumë atraksione tjera mund të përjetohen krejt ndryshe përmes aktivitetit të fluturimit me paraglide apo edhe me paramotor.  Fluturimi ka filluar të zhvillohet mjaft heret në Pejë diku në vitet e 50’ta si aktivitet rekreativ dhe si sport, ndërsa tani ky aktivitet ofrohet edhe për aktivitete turistike dhe shumë vizitor nga vende të ndryshme të botës të cilët vizitojn Pejën janë mjaft kurioz të përjetojn këtë ofertë turistike.  Ky aktivitet ofrohet nga vende te ndryshme si Maja e Zezë e cila gjindet në veri të Pejës dhe fluturimi nga atje është shumë atraktiv pasi që të jap mundësi ta përjetosh qytetin e Pejës nga lartë si dhe pika tjetër është në bjeshkën e Lipës e cila gjithashtu është një pikë atraktive me pamje mahnitëse nga ujvara e Drinit të Bardhë si dhe rafshit të Dukagjinit ku mund të shihen komunat tjera si Istogu, Klina, pastaj nga malet e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna, nga maja e Gurit të Kuq 2552m dhe Çfërles 2461m etj.

Pra me përzgjedhjen e këtij aktiviteti ju do të përfitoni eksperienca të mëdha ndërsa përjetimi i këtij destinacioni do të jetë madhështorë.