Ecje Malore

Ecje Malore

Ecja malore është një nga aktivitetet më të popullarizuara në rajonin perëndimor të Kosovës ndërsa Peja veçohet për këtë pasi që është portë hyrëse në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Duke qenë edhe porta hyrse në këtë park, nga qyteti i Pejës kalojn shumë bjeshkatarë, alpinist dhe adhurues të natyrës të cilët vizitojn këto pjesë malore jo vetëm për të kaluar vikendin por edhe për të realizuar ekspedita të ecjeve dhe pushtimin e majeve malore në bjeshkët e Nemuna apo siq njihen ndryshe tek popullata me emrat Alpet Shqipëtare dhe Bjeshkët e Bekuara. Rugova, e cila është treva më e madhe malore në bjeshkët e Nemuna i takon komunës së Pejës dhe ofron mundësi të mëdha atraktive për zhvillimin e aktivitetit të ecjes malore. Tani në këtë trevë malore janë zhvilluar shtigje të cilat ofrojn eksperienca ditore, javore por edhe më të gjata të cilat zgjasin deri në 12 ditë dhe kalojn kufijt shtetëror, ndërsa këto shtigje janë të punuara në mënyrë shumë të përshtatshme për të gjitha moshat dhe gjinit duke ofruar eksperienca për fillestarët e deri tek ata profesional. Ajo çfar e veçon Pejën është qasja e afërt me bjeshkët e saja dhe adhuruesit e ecjes por dhe shumë turistë që vizitojn Pejën mund të fillojn ecjen mu nga qyteti dhe të qasen në bjeshkë për të vazhduar pastaj në shtigjet qa ata kanë zgjedh ti kalojn dhe ti përjetojn. Në këtë drejtim të gjith adhuruesit e ecjes dhe vizitorët në Pejë mund ti përjetojn shtigjet lokale ditore të cilat arrijnë gjatësi deri në 20km, pastaj ato rajonale që mund të zgjasin deri në 1 javë duke kaluar disa komuna të rajonit perëndimor mes vete e që gjatësia mund të arijë deri në 100km apo edhe ato ndërkufitare siq janë shtigjet “Majet e Ballkanit,  Via Dinarica dhe Accursed Mountains experience” që lidhin shetin e Kosovës me Malin e ZI dhe Shqipërin e që gjatësia e tyre arinë deri në 200km. Adhuruesit e këtij aktiviteti janë aktiv gjatë 4 stinëve (pranver, verë, vjeshtë dhe dimër) duke përjetuar bukurit e shumta natyrore e gjithashtu eksperiencat nga takimet me banorët lokal.

PUSHTIMI I MAJEVE MALORE

Maja më e lartë në Pejë është Guri i Kuq që arrin lartësin prej 2522m, mirëpo Peja është porta hyrëse në bjeshët e Nemuna andaj jo vetëm majet e Pejës por edhe shumë maje tjera që gjinden edhe në komunat tjera që bëjnë pjesë ne parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna mund të realizohen përmes Pejës. Pushtimi i majeve malore apo aktiviteti alpin është mjaft i zhvilluar në Pejë dhe kjo daton që nga viti 1928 me themelimin e shoqatës së parë bjeshkatare në Kosovë e njohur me emrin “Gjeravica”. E gjith kjo është falë qasjes së lehtë në bjeshkët Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna nga qyteti, terreneve malore të përshtatshme për qasje në zonat më të thella malore, si dhe majet që i ofron vetë Peja. Janë disa maje të cilat kalojn nivelin e lartësis mbidetare mbi 2000m mirëpo ato që janë më atraktive mund të veçojm si Guri i Kuq 2522m, Çfërla 2461, Hajla 2403m, Vjellaku 2014m, Rusolia2381m, Maja Hasanit 1900m etj. Ajo që e bënë të veçuar Pejën është se disa nga majet si maja e Çfërles, maja Vjellaku, maja e Hasanit, Maja e Kopranikut etj. mund të realizohen duke u nisur nga qendra e qytetit pa pasur nevoj për mjetë transporti, ndërsa majet tjera duhet të udhëtoni për në zonën malore të Rugovës e cila nuk ka largësi të madhe dhe rruga deri tek pikat ku do të filloni ngjitjen tuaj është shumë atraktive dhe me shumë bukuri natyrore si ujvara, lumenjë, gryka, shpella etj.

Për tu përjetuar

sq