Çfarë të bëni në Pejë

Çfar të bëni në Pejë?

Çfar të bëni për 24 orë në Pejë?

Edhe nëse e keni vetëm një ditë në dispozicion, është e mjaftueshme që të njihni Pejën duke vizituar pikat më interesante nga trashëgimia kulturore që kanë ndikuar si kthesë në historin e Pejës si dhe një shëtitje të shkurtër në trashëgimin natyrore e cila është shumë atraktive.

Me qëllim që kohën e shkurtër që keni në dispozicion ta menbaxhoni dhe të arrini ta njihni Pejën dhe bukurit e saja, për ju kemi planifikuar një sugjerimin që të keni mundësi sado pak të merrni njohuri për qytetin, historin dhe kulturën e Pejës si dhe atraksionet natyrore në rrethinën e Pejës. Qëndrimin tuaj mund ta filloni me një kafe mëngjesi apo makiato në ndonjë nga baret në shëshin kryesor të qytetit. Peja njihet për cilësin e kafes e sidomos makiatos andaj një kafe në mëngjes do të ndikoj në një disponim më të mirë për të kaluar ditën tuaj. Planifikoni që vizitën tuaj të filloni nga ora 09:00. Ajo çfar ju sugjerojm së pari është vizita e trashëgimis kulturore të qytetit të Pejës përmes së cilës ju do të krijoni një pasqyrë të zhvillimit historik të Pejës Shtegu kulturor përmban 14 pika të trashëgimis së palujatshme të cilat paraqesin Pejën dhe zhvillimin e saj në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Iliro Dardane e deri ne ditët e sotme. Ndër pikat që do të vizitoni janë: Shtëpit e vjetra të qytetit, shtëpit kulla, objekte religjioze si gjamia dhe kisha, hamamin, mullirin e Haxhi Zekes etj. Ndërsa, në muzeun e Pejës mund të merrni njohuri edhe për kulturën dhe traditat e banorve të këtij qyteti të cilat janë të prezantuara përmes artifakteve si dhe ciceronët profesional të cilët do t’ju shpjegojn në këtë muze.

Pasi të këni përfunduar këtë shteg ju sugjerojm që të vizitoni njëren nga dy perlat natyrore të Pejës, Grykën e Rugovës apo ujëvaren e Drinit të Bardh. Janë dy pika të atraksioneve natyrore unike të cilat kanë vlerë unike e gjithashtu janë nën mbrojtje me ligj për rëndësine tyre gjeologjike, peizazhore, hidrologjike florës dhe faunës etj. Mbrëmjet në Pejë janë kënaqësi dhe me plot relaksim. Kohën tuaj do ta kaloni në ndonjë nga restorantet të cilat ofrojn ambient shumë të qetë dhe meny të ushqimeve tradicionale me plotë shije ndërsa dëfrimin tuaj mund ta vazhdoni në ndonjë nga baret e qytetit.

Çfar të bëni për 48 orë në Pejë?

Dy ditë nuk janë shumë për Pejën pasi që ka mjaft shumë të ofroj por edhe ju keni mjaft shumë të përjetoni.

Mos haroni kafen e mengjesit të shijoni në sheshin e bukur në qendrën e qytetit ndërsa eksperiencen tuaj do ta filloni me vizitën e shtegut kulturor në Pejë. Ky shteg përmban 14 pika të trashëgimis së paluajtshme të cilat paraqesin Pejën dhe zhvillimin e saj në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Iliro Dardane e deri në ditët e sotme. Ndër pikat që do të vizitoni janë: Shtëpit e vjetra të qytetit, shtëpit kulla, objekte religjioze si gjamia, kisha katolike dhe ortodokse, hamami, mullirin e Haxhi Zekës etj. Ndërsa në muzeun e Pejës mund të merrni njohuri edhe për kulturën dhe traditat e banorve të këtij qyteti të cilat janë të prezantuara përmes artifakteve. Në ditën e parë ju sugjerojm që të vizitoni gjithashtu ujëvarën e Drinit të Bardh e cila është një perlë e natyrës dhe është një zonë e mbrojtur me ligj që nga viti 1983 për shkak të peizazhit natyror, burimit dhe ujvarës, biodiversitetet dhe shpellës “Bukuroshja e Fjetur” e cila gjindet po në këtë pikë. Dita e dytë do të jetë ditë për Aventura në natyrë. Ju sugjerojm që të vizitoni bjeshkët e Rugovës e cila është pjesa më e bukur në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna. Këto bjeshkë kanë natyrë të mrekullueshme me plot peizazhe atraktive, biodiversitet të pasur, florë dhe faunë, liqej, lumenj, ujëvare etj. Atraksion i cili duhet të vizitohet janë dy liqejt e Rugovës (liqeni i Liqenatit dhe ai i Drelajve). Shtegu për ti vizituar këta liqej nuk është i vështirë dhe në një mesatare prej 2 orësh ju do të arrini tek liqejt. Mbrëmjet në Pejë janë kënaqësi dhe me plot defrim pasi që kohën tuaj do ta kaloni në ndonjë nga restorantet të cilat ofrojn ambient shumë të qetë dhe meny të ushqimeve tradicionale me plotë shije ndërsa dëfrimin tuaj mund ta vazhdoni në ndonjë nga baret e qytetit. Nëse qëndrimi juaj nuk ju përshtatet me përshkrimet e më larta, atëher na shkruani në email që t’ju ndihmojm më tepër për ta dizajnuar udhëtimin tuaj në mënyrë sa më të mirë dhe të përshtatshem për kohën që keni në dispozicion, për moshën tuaj, familjen apo edhe shoqërin tuaj.

Çfar të bëni për 72 orë në Pejë?

Eksperiencen tuaj do ta nisni në lartësin mbidetare 530m që është qendra e qytetit dhe do të arrini pikën kulminante në Pejë që është maja e Gurit të Kuq në lartësi prej 2522m.

Ditën e parë ju sugjerojm që të kaloni me njohjen e qytetit të Pejës, historin, kulturat dhe traditat e këtij vendi dhe bukurit atraktive që ofron ky vend.  Eksperiencën tuaj do ta filloni me vizitën e shtegut kulturor në Pejë mu nga qendra e qytetit. Ky shteg përmban 14 pika të trashëgimis së palujatshme të cilat paraqesin Pejën dhe zhvillimin e saj në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga ato Iliro Dardane e deri në ditët e sotme. Ndër pikat që do të vizitoni janë: Shtëpit e vjetra të qytetit, shtëpit kulla, objekte religjioze si gjamia, kisha katolike dhe ortodokse, hamami, mullirin e Haxhi Zekës etj. Ndërsa në muzeun e Pejës mund të merrni njohuri edhe për kulturën dhe traditat e banorve të këtij qyteti të cilat janë të prezantuara përmes artifakteve. Në këtë ditë mund të vizitoni edhe parkun e qytetit i njohur si parku i Karagaqit dhe të vazhdoni për në shtegun e shëndetit i cili është një shteg rekreativ që kalon përgjatë lumit Limbardhi për të arritur në hyrjen e grykës së Rugovës

Ditën e dytë e filloni me aktivitetin malorë për pushtimin të njërës nga majet atraktive të Pejës që janë: Guri i Kuq 2522m, Çfërla 2461, Hajla 2403m, apo Vjellaku 2004m. Të gjitha këto maje malore janë shumë atraktive dhe secila është unike për nga eksperiencat dhe pamjet mahnitëse që ofrojn. Siq e do edhe tradita bjeshkatare në Pejë nisja për pushtimin e majeve malore duhet të bëhet pasi që të pihet kafja e mengjesit në një nga baret në sheshin kryesor të Pejës. Nëse vendosni të bëni ngjitjen në Gurin e Kuq apo në Hajleatëher ju nevoitet transport deri në pikat e caktuara ndërsa për ngjitjen në dy majet tjera Çfërla dhe Vjellaku  ecja juaj fillon mu nga qendra e qytetit pa pasur nevoj për transport.

Dita e tretë është ditë relaksimi dhe përjetimi. Këtë ditë të gjitha punët mund ti merrni sa më qetë. Vizita juaj që do ti bëni  Ujvarës Drini Bardh do të jetë një eksperienc relaksimi duke përjetuar natyrën e bukur dhe peizazhin e kësaj ujvare e gjithashtu bukurit e shpellës Bukuroshja e Fjetur të krijuara me miliona vite. Pasditën ju sugjerojm të keni ndonjë aktivitet të aventures si Via Farrata, Zip Line, fluturim me paraglide apo edhe shëtitje me biçiklet në pjesët e rrafshta të qytetit dhe zonave rurale.

Nëse qëndrimi juaj nuk ju përshtatet me përshkrimet e më larta, atëher na shkruani në email që t’ju ndihmojm më tepër për ta dizajnuar udhëtimin tuaj në mënyrë sa më të mirë dhe të përshtatshem për kohën që keni në dispozicion, për moshën tuaj, familjen apo edhe shoqërin tuaj.

sq