Bjeshkët e Rugovës

Bjeshkët e Rugovës

Bjeshkët në rajon janë shumë të bukura, por bjeshkët e Rugovës veçohen me karakteristika e saja unike. Kjo trevë malore ka një potencial të papërshkrueshëm e cila ofron mundësi turistike për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ka një biodiversitet që ofron mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit dhe ka një qasje shumë të lehtë dhe njëherit është porta kryesore hyrëse për në parkun nacional Bjeshkët e Numuna. Dhe me të vërtet, bjeshkët e Rugovës janë parajsa natyrore të cilat në çdo stinë dhe pothuajse çdo ditë janë unike, ofrojn pamje atraktive ndërsa shumë vizitorë të moshave të ndryshme që e vizitojn këtë trevë malore përjetojn eksperienca të shumta të cilat mbesin gjatë në memorjen e tyre por edhe shumë nga ta kthehen që të përjetojn prap këto bukuri natyrore. Shtrihen në veri-perëndim të Pejës dhe fillojn vetëm 2km largë nga qendra e qytetit ndërsa njihen edhe si portë hyrëse për në parkun national Bjeshkët e Nemuna. Janë të lidhura me Grykën e Rugovës dhe për të arritur në këtë destinacion duhet të kalohet dhe të përjetohet kjo grykë. Pothuajse në të gjithë hapësirën e Bjeshkëve të Rugovës mund të hasësh në mrekullitë që gjenden të fshehura nën egërsinë malore të florës. Janë liqejt madhështor që gjenden në lartësi prej 1860m në Liqenat të Kuqishtës, lumi Lumbardhi i cili ësht ënjë atraksion unik dhe ka rrjedh shumë të rëpishëm gjatë pranveres, ujëvarat e bukura dhe tërheqëse në fshatin Malaj, flora dhe fauna e shpërndarë në gjithë regjionin, panorama e masivit të Gurit të Kuq, Hajlës dhe panorama tjera që mund ti përjetosh nga bjeshkët e ndryshme. Tani këto bjeshkë janë shëndruar në destiancion turistik ku shumë vizitor gjatë gjith vitit kalojn kohën duke pushuar apo duke përjetuar eksperienca të ndryshme përmes aktiviteteve në natyrë. Oferta turistike për këtë destinacion malorë shtrihet në tri nivele ku ofrohen aktivitete të aventures brenda ditës, për vikend, ato javore e deri në ato 2 javore “Majet e Ballkanit” që lidhë ofertën e Rugovës me zonat malore ndërkufitare të Plavës, Gucis (Mali i Zi) dhe Thethit dhe Valbonës (Shqipëri).

Kjo trevë malore ofron një numër të madh të aktiviteteve rekreative në natyrë. Vizitorët të cilët vizitojn Pejën dhe kërkojn pushime aktive kanë mundësi të përjetojn aktivitetet në natyrë si: ecje malore ekskursioniste dhe bjeshkatare, biçiklizem malor dhe fushor, Via Ferrata, speleologji, ngjitje në shkëmbinjë, paraglide, pushtimin e majeve malore mbi 2000m, ndëra në sezonën e dimrit mund të bëni ski, ecje me papuqe bore, ngjitje alpine në majet malore etj. Ndërsa edhe për pushuesit pasiv dhe moshat e shtyra, kjo trevë malore ofron mundësi për qëndrim duke shijuar ajrin e pastër të pishave dhe relaksin e natyrës. Banorët lokal kanë krijuar ofertë mjaft atraktive dhe po ofrojn shtëpit e tyre për akomodim. Ajo që e bënë edhe më të veçantë këtë trevë malore është kultura dhe traditat e banorve lokal të cilat janë ruajtur dhe janë bartur brez pas brezi me shekuj dhe janë prezente edhe në ditët e sotme. Të shquara janë Lojrat Tradicionale të Rugovës ku në të janë 5 kategori të cilat luhen, veshjet tradicionale të meshkujve dhe femrave, pastaj vallja e Rugovës me shpata e cila është shumë unike, muzika folklorike dhe këngët epike historike dhe legjendare që luhen me tingujt e lahutës e cila është një instrument tradiconal, muzika karakteristike me gjeth të pemes, si dhe traditat tjera që zhvillohen gjatë ceremonive të ndryshme si martesore.