Biçiklizmi

Biçiklizmi

Peja njihet si një qytet jo shumë i madh por është një qytet shumë atraktiv dhe ofron një ambient të bukur përmes të cilës kalon lumi përgjatë qendrës, ndërsa kurorat e bjeshkëve të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të qytetit e krijojn panoramën e sajë atraktive. Qasja në këtë qytet është e lehtë, por ajo çfarë e bënë më atraktiv këtë qytet është mundësia e përdorimit të biçikletës nga të gjitha moshat për ti vizituar vendet e ndryshme të trashëgimis kulturore dhe natyrore të cilat janë të ngërthyera në mes vete dhe si trashëgimi e veçojnë këtë qytet duke i japur vlera të veçanta në Kosovë për nga rëndësia turitike.

Oferta e biçiklizmit në Pejë është i shtrirë në tri nivele:

Oferta e qytetit paraqet nje udhëtim nëpër historin e Pejës, ku vizitorët mund ta kalojnë shtegun i cili përmban 14 pika të trashëgimis kulturore. Tani në Pejë është krijuar infrastrukturë e mirë për orjentim dhe në qytet janë të vendosura edhe sinjalizimet për trashëgimi kulturore andaj edhe rrugëtimi juaj do të jetë i lehtë por edhe shumë atraktiv duke mësuar sadopak historin e lashtë të Pejës si dhe periudhat në të cilat ky qytet ka kaluar. Përveq shtegut kulturor vizitorët mund të shijojn edhe pjesët e afërta si Grykën e Rugovës, Shtegun e Shëndetit apo duke kaluar kohen në parkun e Karagaqit i cili është një park shumë atraktiv.

Oferta malore është gjithashtu shumë atraktive. Mund të filloj nga qyteti i Pejës për të vazhduar pastaj përgjatë Grykës së Rugovë e cila është nën mbrojtje për shkak të vlerave të saja natyrore, për të vazhduar pastaj në bjeshkët e Rugovës apo edhe në territorin e bjeshkave në komunat e rajonit. Kjo ofertë është shumë atraktive për adhuruesit e biçiklizmit malor dhe ofron shtigje të përshtatshme për të kaluar një ditë apo edhe 1 javë nëpër bjeshkët e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna. Në biçiklizimin malor tani janë të zhvilluara edhe ofertat që lidhin shtigjet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi siq njihen Accursed Mountain Experience duke ofruar eksperienca unike.

Oferta në pjesën e rafshit. Kjo është një ofertë shumë atraktive e kombinuar në mes të qytetit dhe fshatrave dhe ofron plot aventura. Ofron mundësi të vizitave të disa komunave në rajonin perëndimor të Kosovës dhe njëherit eksperiencat e juaja do të plotësohen me vizitat e trashëgimis së këtij rajoni dhe përjetimin e bukurive të fshatrave në zonat e thella të Kosovës nëpër të cilët do të kaloni. Këto shtigje janë projektuar duke krijuar lidhjen e 6 komunave të rajonit të Dukaginit dhe njëherit janë shtigje rekreative të cilat ofrohen për çdo moshë por edhe për familje. Shtigjet janë të dizajnuara që të kalojn nëpër rrugët lokale të cilat nuk kanë ngarkes të komunikacionit dhe janë shumë atraktive për nga biodiversiteti.