Si të vini në Pejë

Sa i përket organizimit të transportit Kosova në përgjithësi, e Peja në veçanti ka një sistem mjaft të zhvilluar të transportit edhe pse për nga cilësia nuk është në nivel Evropian mirpo është shumë funksional. Pothuajse ekzistojn të gjitha llojet e transportit me të cilat mund të lëvizni për të aritur në Pejë dhe për të vazhduar nga Peja.
Për të hyrë në Kosovë permes rrugëve regjionale mund ti shfrytëzoni këto pika kufitare:


Maqedonia: Përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit nga ku pastaj duhet ndjekur rrugën regjionale për në Prishtinë dhe Pejë. Ndërsa përmes pikës kufitare të Globoqicës përmes rrugës regjionale Prizren - Gjakovë - Pejë.


Shqipëria: Pikën kufitare Qafa e Morinës duke ndjekur rrugën regjionale nga Prizreni - Gjakova - Pejë, ndërsa përmes pikës kufitare Çaf-thanë mund të arini përmes Junikut në Pejë.


Mali i Zi: Pika kufitare e Kullës e cila gjindet në veri të Pejës ka largësi vetem 30km nga qyteti i Pejës.


Transportit ajror realizohet përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës i cili gjindet 70km larg nga qyteti i Pejës. Në aeroport mund të gjeni taxi për të aritur në Pejë. Për më tepër informata mund të shiqoni webfaqen www.airportpristina.com


Transporti hekurudhor poashtu është një nga mundësit që mund ta shfrytëzoni për të aritur në Pejë. Është funksionale lidhja Maqedoni - Prishtinë - Pejë. Për më tepër informata vizito www.kosovorailways.org


Transporti rrugorë me autobus është mjaft i zhvilluar. Linjat e autobusve pothuajse veprojn qdo ditë nga shtetet që e rrethojn Kosovën e poashtu edhe nga shtetet tjera te Evropës.