KULTURA NË PEJË

1. Shtegu kulturor fillon që nga qendra e qytetit, ku në anën perëndimore keni hotelin e parë të ndërtuar në vitin 1929, nga ku mund t'i shihni edhe bukuritë e bjeshkëve të Rugovës, ndërsa në anën veriore memorialin e demonstratave të vitit 1968.Shtegu vazhdon nga ana lindore përgjatë hotelit “Dukagjini”, i ndërtuar në vitin 1956 ndërsa më lartë gjindet shtatorja e Nënë Teresa, mu përballë hotelit gjindet busti i heroit Shkelzen Haradinaj. Shtegu vazhdon në anën lindore të qytetit për të arritur tek sheshi “Haxhi Zeka”, ku gjendet përmendorja e patriotit pejan Haxhi Zeka, ndërsa në anën e majt gjendet konaku i Tahir Beut, ku është i vendosur muzeu etnografik.

2. Konaku i Tahir Beut - paraqet llojin më të bukur të shtëpive të vjetra të qytetit në Pejë. Shtëpia paraqet një monument kulturor të ndërtuar nga mjeshtërit shqiptar në vitin 1800, ku së pari objekti ka qenë i vendosur në qendër të qytetit (ndërmjet objektit të komunës dhe postës), ndërsa në vitin 1960 iu ndërua lokacioni duke e vendosur në sheshin e tanishëm Haxhi Zeka. Kjo shtëpi antike me përbërjen e saj arkitektonike dhe funksionale të strukturës hapësinore-kompozicionale përkojnë me këto tipare të shumë shtëpive mesjetare të Pejës. Këtë lloj ndërtimi e karakterizon kurora e kulmit e punuar nga druri, dritaret harmnikoe dhe divanhania e sipërme.

3. Shtatorja “Haxhi Zeka” - Në sheshin Haxhi Zeka gjendet shtatorja e themeluesit të lëvizjes për mbrojtje dhe çlirim të trojeve shqiptare në vitin 1899, me emrin “Lidhja e Pejës” ose “Besa- Besë”. Zejnel Abedin Mehmet Byberi, gjithashtu i quajtur në burimet arkivore-diplomatike Zejnel Efendia. Haxhi Zejneli e shpesh Mulla Zeka, apo shkurt në mënyrë të popullarizuar Haxhi Zeka, është njëri prej atdhetarëve më të shquar shqipëtar të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe të fillimit shekullit XX. Njihet si patriot dhe pjesëmarr ësnë shumë aktivitete të rëndësishme për çështjen kombëtare shqiptare. Ishte ndër industrialistët e parë, i cili shkriu gjithë pasurinë e tij për çështjen kombëtare. U vra nga dora e armikut me 1902.

4. Çarshia e Vjetër e Pejës - Çarshia e Vjetër paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vjetër është e njohur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka ndikuar në qytetin e Pejës dhe në regjion, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë e cila identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shk.XIV dhe ka qenë e përbërë nga 4 pjesë ( Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit). Kanë qenë 960 dyqane të cilat kanë ushtruar zeje të ndryshme. Edhe tani në Çarshi gjinden disa nga këto dyqane në të cilat i ushtrojnë zejet e tyre.

5.Bajrakli Xhamia - Në mes të Çarshisë së Vjetër gjendet “Bajrakli Xhamia” apo siç njihet ndryshe “Çarshi Xhamia” e ndërtuar në vitin 1471. Përveç arkitekturës ndërtimore, karakteristikë e kësaj xhamie është edhe stilizimi i mureve në kupolat e saja.

6. Hamami i Haxhi Beut - është poashtu një nga objektet me vlera kulturore, i cili është e përfshirë në shtegun kulturor. Është objekt i ndërtuar në shek. XV, në kohën e Perandorisë Osmane, dhe është shfrytëzuar nga qytetarët si banjë publike. Ka një histori mja të hidhur pasi që disa herë është tentuar të zhduken gjurmët e tij, mirëpo falë angazhimit të qytetarëve është ruajtur dhe tani funksionon si objekt për mbajtjen e ekspozitave të ndryshme.

7. Xhamia e Defterdarit - Shtegu vazhdon me vizitën e xhamisë më të vjetër në qytet -“Defterdarit”, e cila poashtu ka qenë e djegur dhe në vitin 2009 është restauruar dhe tani gjendet në listën e objekteve të mbrojtura me ligj.

8.Kurshumli Xhamia - Gjendet jo larg xhamiës së “Defterdarit”, xhami e cila është e ndërtuar në shek.XV dhe është njëra nga xhamitë më të bukura. Gjatë restaurimit janë gjetur themelet e vjetra, gjë që tregon se aty do të ketë qenë objekt shumë më i vjetër se që njihet nga historia.

9. Mulliri Haxhi Zekës - Shtegu vazhdon me vizitën e mullirit të Haxhi Zekës, si mulliri i parë industrial me ujë, që i përket periudhës së Austro-Hungarisë, ku i gjithë regjioni i ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit. Mulliri është restauruar dhe është nën mbrojtje dhe shërben për ekspozita dhe vizita të ndryshme.

10. Kullat po ashtu paraqesin një rëndësi në trashëgiminë kulturore të qytetit të Pejës. Në qytet dhe rrethinë gjenden shumë kulla, ku secila karakterizohet me një arkitekturë apo specifikë të veçuar, të ndërtuara me një mjeshtëri të madhe nga mjeshtërit shqiptarë të njohur për gdhendjen e gurit. Shtegu kulturor përfshinë vizitën e 5 kullave më interesante në qytet, duke filluar nga kulla e Haxhi Zekës, Nitajve, Limanëve, Gockajve, të cilën mund ta vizitoni edhe brenda dhe kulla e Zenel Beut, e cila njëherit është edhe kulla më e vjetër e qytetit të Pejës.

11.Kisha Katolike Shën Katarina - Pas vizitës së kullës së Zenel Beut, shtegu vazhdon me vizitën e kishës katolike “Shën Katarina” e ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër të konfeksionit katolik-shqiptar në vitin 1928. Si famulli kisha e “Shën Katarinës” ekziston që nga koncili i parë i Arbërit (viti 1703 i udhëhequr nga Papa Klementi). Kisha është e tipit bazilikë, me tri anijata.

12.Varrezat e Austro-Hungarezëve - Janë varreza mja të hershme që i takojn viteve 1900 - 1912. Në këto vareza përveq që ka pasur të varrosur banorë nga Peja, poashtu janë të varrosur rreth 50 ushtarë nga Austria dhe Hungaria te cilët kanë shërbyer në atë kohë në Pejë prej nga ku edhe njihen me emrin varrezat e Austro-Hungarezëve. Edhe pse tani nuk ka pasur hulumtime në këto varreza, pritet që në të ardhmen të bëhen dhe të nxirret historia me detale rreth lashtësisë s ëk ëtyre varrezave.

13.Partikana e Pejës - Shtegu kulturor vazhdon me vizitën e kishës ortodokse, e njohur si “Patrikana a Pejës”, e ndërtuar në fillim të shek. XIII, e cila gjendet në hyrje të Grykës së Rugovës. Është një ndër monumentet më të rëndësishme të periudhës së vonshme bizantine në Evropë. Të katër ndërtesat e objektit reflektojnë kulturën e lashtë bizanntoi-romake me një stil të veçantë të pikturave murale