Mirë se vini në Pejë

Zbuloni Pejën


Të dashur vizitor të qytetit të Pejës. Mirë se erdhet në qytetin e Pejës – aty ku mund të përjetoni gjithmonë bukuritë e kulturës dhe natyrës, apo në qytetin e “Gjelbër dhe Vital”
Qyteti ka histori të jashtëzakonshme, me trashëgimi të pasur kulturore, dhe bukuri të ralla natyrore, dhe qytet që gjithmonë do të ofrojë diçka të re dhe plotësisht origjinale.
Qyteti turistik i Pejës në suaza të përzierjes së bukurisë të së kaluarës me të gjitha lehtësitë që udhëtari modern i kërkon ofron shumë atraksione turistike. Nëse kërkoni akomodim ideal, ushqime të shijshme autentike dhe tradicionale për degustator, objekte të trashëgimisë kulturore, objekteve sportive moderne dhe programe të ndryshme atraktive për shetitje në natyrë, ju keni zgjedhur destinacionin e duhur për pushim, sport dhe argëtim.
Peja është një nga destinacionet më të popullarizuara turistike të Kosovës. Sot Peja gjindet në harten botërore turistike si destinacion turistik ku edhe është kurorzuar me çmimin e parë botëror për Menaxhimin e Destinacionit të Turizmit të Qëndrueshëm “Turizmi i së Nesërmes” të cilin e ndanë WTTC “World Travel and Tourism Concil”.
Na lejoni që gjatë vizitës suaj t’ju shprehim qëndrim të këndshëm dhe relaksues duke përjetuar bukuritë qytetit tonë.

Zyra per informata turistike

Komuna e Pejës - Kosovë / Pejë

Kodi Postal: 30000

Tel: +381 (0) 39 423 949

Email: pejatourism@yahoo.com ; pejatourism@hotmail.com